TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në “Foltoren” para kryeministrisë i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në protestën e thirrur më 10 shkurt.

Berisha deklaroi se kjo protestë është një kryengritje paqësore kundër qeverisë dhe ftoi shqiptarët nga të gjitha trevat të zbresin në rrugët e Tiranës.

Edhe njëherë ai e cilësoi kryeministrin Rama si “diktator” dhe theksoi se shqiptarët duhet të kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Miq, zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi ne. Ftoj çdo shqiptar që beson tek Shqipëria, që beson se vendi është vend me pasuri mahnitëse. Që beson se Shqipëria në kilometrat e saj, ka më shumë paraardhës tanë të rënë se ç’ka çdo vend tjetër mbi tokë. Që beson se Shqipëria mund të bëhet më e begatë, më e bukur, më e lirë se çdo vend tjetër. Ndaj dhe 10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore.10 shkurt shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve”, tha Berisha.

Kryedemokrati i bëri thirrje të rinjve dhe të rejave të angazhohen më shumë në kauzën e protestës, duke i cilësuar si shpëtimtarët e kombit në momentet më kritike.

“Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju. Ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe trimërinë tuaj. Dhe mos harroni se në të gjitha kohërat, në momentet më kritike, kanë qenë të rinjtë dhe të rejat shpëtimtarët e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai sot pret nga ju shpëtimin, pret nga ju fitoren, pret dritën e fitores nga ju dhe zemrat tuaja. Ndaj le të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës. Për të përcjellë në Shqipëri dhe në mbarë botën mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit tonë”, deklaroi Berisha./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Shqipëri: Qeveria obligon organizuesit e protestave me përgjegjësi financiare për dëme

Kandidati për president të Serbisë e konsideron Kosovën si territor të pushtuar përkohësisht

Kandidati për president të Serbisë e konsideron Kosovën si territor të pushtuar përkohësisht

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën