TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

by teve1
1 vit ago
0
A A
AUV: Peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se peshku në tregun e Kosovës nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Nga AUV bëhet e ditur se në tregun e Kosovës, importet me ngarkesat me peshk nga ShBA, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Republikën e Kosovës vijnë të ngrira në më shumë se -18 C dhe me certifikata shëndetësore si garanci nga autoritetet e këtyre vendeve.

Derisa shtojnë se lloji i peshkut, Merluc, i cili gjendet në treg nuk shitet si produkt i freskët ose i shkrirë.

“Bazuar në vlerësimet shkencore të BE-së dhe legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës(, Pikën D të Kapitullit III të Seksionit VIII të Shtojcës III të Rregullores Nr. 12/2011 Për Përcaktimin e Rregullave Specifike të Higjienës së Ushqimit me Prejardhje Shtazore), produktet e peshkut të papërpunuar duhet të trajtohen në mënyrë adekuate për të eliminuar parazitët që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit. Metodat e rekomanduara përfshijnë ngrirjen në temperatura të ulëta(-18ºC) për periudha të caktuara dhe trajtimin termik në temperatura mbi 60°C, duke marrë parasysh llojin e parazitit dhe trashësinë e produktit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një komision i pavarur i AUV-it ka pasur parasysh praktikat të cilat përdoren në shtete të ndryshme evropiane, ku produktet e peshkut me praninë e parazitëve ose të pa trajtuara mjaftueshëm asgjësohen, për të mbrojtur shëndetin publik.

“Duke u nisur nga kjo praktikë Komisioni ka marrë vendim për asgjësimin e peshkut, duke siguruar kështu sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik”.

“Për këtë çështje kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. lëndës 2025:134825 të datës 12.09.2025 nr. dokumenti 07679680. Në respektim të këtij vendimi, AUV bashkë me kompaninë është duke bërë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe integritetin e tregut ushqimor në Kosovë”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet shtetasi turk, nën ndikimin e alkoolit sulmoi dy policë në Prishtinë

Arrestohen kirurgët e dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë

Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Aktivizohet shërbimi në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Nis grumbullimi i studentëve para Universitetit Politeknik, pedagogët i bashkohen protestës

Nis grumbullimi i studentëve para Universitetit Politeknik, pedagogët i bashkohen protestës

Rama vendos karrige para Kryeministrisë, thirrje studentëve: Dialog pa kushte

Rama vendos karrige para Kryeministrisë, thirrje studentëve: Dialog pa kushte

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet shtetasi turk, nën ndikimin e alkoolit sulmoi dy policë në Prishtinë

Arrestohen kirurgët e dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë

Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

Trump urdhëron hetim ndaj Grenellit

Trump urdhëron hetim ndaj Grenellit

Protestat në Shqipëri, Rama: 200 policë dhe 80 protestues të lënduar

Protestat në Shqipëri, Rama: 200 policë dhe 80 protestues të lënduar

PSG-Barcelona derbi i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve

PSG-Barcelona derbi i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën