TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Drejtoresha rajonale e Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Heba Morayef, ka reaguar pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në Liban, duke paralajmëruar për një përkeqësim të situatës humanitare dhe rrezikun në rritje për civilët.

Morayef tha se gjendja për popullsinë civile është përkeqësuar ndjeshëm, duke theksuar se sulmet e fundit kanë shtuar frikën dhe pasigurinë në vend.

“makthi për civilët është bërë më i tmerrshëm” në Liban, “vetëm disa orë pasi bota priti me kujdes lajmin për një armëpushim SHBA-Izrael me Iranin”.

Sipas saj, civilët po përballen me pasoja të rënda, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet.

“Civilët në Liban po paguajnë tashmë një çmim të padurueshëm, me fëmijë, punonjës shëndetësorë dhe gazetarë midis të vrarëve – sulmet e fundit vetëm sa do ta përshkallëzojnë këtë numër shkatërrues njerëzor”, tha Heba.

Ajo theksoi gjithashtu nevojën urgjente për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e popullsisë civile gjatë operacioneve ushtarake.

“Ne përsërisim nevojën urgjente që Izraeli të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të sigurojë mbrojtjen e civilëve. Izraeli ka një histori të tmerrshme të kryerjes së sulmeve të paligjshme në Liban dhe shfaqjes së një shpërfilljeje të pamëshirshme për jetën e civilëve, të nxitur nga pandëshkueshmëria që zyrtarët izraelitë mendojnë se gëzojnë.

“Këto sulme janë një kujtesë se shtetet duhet të ndalojnë menjëherë transferimin e armëve dhe paisjeve ushtarake në Izrael, duke pasur parasysh rrezikun mbizotërues që ato të përdoren për të kryer shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”

Organizata për të drejtat e njeriut bëri thirrje për veprime urgjente ndërkombëtare, duke kërkuar përgjegjësi dhe masa konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës humanitare në Liban.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

“22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika” – gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi e sjell “LIBRIN E LIRISË”

“22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika” – gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi e sjell “LIBRIN E LIRISË”

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

26 vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës, ish-bashkëpunëtorët e tij kërkojnë drejtësi

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Presidentja viziton sot FSK-në

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me vranësira dhe diell

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Ibrahimi: Komunat po përballen me probleme financiare, Qeveria po ua bllokon mjetet

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

“Info Nata”- 23.11.2026

“Info Nata”- 23.11.2026

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën