TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

by Tëvë1
3 minuta ago
0
A A
Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për Ligjin për Specialen, të cilin PDK-ja e ka rikthyer në Kuvendin e Kosovës.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Totaj ka thënë se PDK-ja e ka marrë seriozisht këtë çështje, duke theksuar se disa informacione dhe zhvillime nuk mund të bëhen publike.

“PDK-ja është një parti komplekse dhe karakterizohet me gjëra më të mëdha sesa këto. Duhet ta përkujtojmë se është parti e cila e ka dhënë vulën në shtetformim dhe në ndërtimin e shtetit. Mirëpo, këto zhvillimet e reja normalisht që duhet të komentohen. Kur ka kompleksitet të gjërave dhe zhvillohen shumë gjëra paralelisht, është normale që kurioziteti i njerëzve të rritet”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka shtuar se jo të gjitha informacionet mund të bëhen publike.

“Ne, aq sa kemi informacion, duhet t’i skenojmë ato gjëra, por gjithsesi dihet se çfarë ndodh. Edhe pse ka paqartësi, ne i dimë ato paqartësi, por disa informacione nuk dalin në publik, sepse disa duhet të mbahen edhe brenda”, është shprehur ai.

Duke folur për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë proces, Totaj ka thënë se e mirëpret një angazhim të tillë, pavarësisht qëndrimeve të mëhershme të kësaj partie.

“Unë e kisha mirëpritur kyçjen e VV-së në këtë proces, sepse e dimë çfarë qasjeje ka pasur më herët, e dimë si janë sjellë dhe çfarë gjuhe kanë përdorur, të cilën nuk dua as ta përmend. Mirëpo, nëse duam të realizojmë një proces, përfshirja e institucioneve të pushtetit dhe e partive në pushtet gjithsesi është e mirëpritur”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, përfshirja e Vetëvendosjes i rrit shpresat për një rezultat pozitiv në Gjykatën e Apelit.

“Kjo i rrit shpresat dhe besimin se në Apel mund të kemi rezultat pozitiv. Unë gjithmonë kam thënë se jemi për bashkëpunim dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim. Mirëpo, kjo më shumë varet nga VV-ja, pasi ka pasur një qasje jo bashkëpunuese. Por kjo nuk duhet të jetë pengesë për askënd që të afrohemi mes vete, sepse në fund të gjithë punojmë për interesin publik dhe për popullin e Kosovës, secili në variantin e vet”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse PDK-ja e ka marrë seriozisht çështjen e Ligjit për Specialen, Totaj ka thënë se pyetja duhet t’i drejtohet kryeministrit Albin Kurti.

“Është dashur të bëhet pyetja ndryshe: a e ka marrë seriozisht Kurti? Sepse PDK-ja e mori gjithsesi seriozisht. Edhe këtu është çështja që disa informacione mbesin brenda partisë dhe nuk thuhen jashtë partisë”, ka përfunduar Totaj.

Tags: ligji per specialenpdkShaqir TotajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Zulfaj diskuton me përfaqësuesit e BE-së për reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës

Zulfaj diskuton me përfaqësuesit e BE-së për reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

“Info Nata”- 23.11.2026

“Info Nata”- 23.11.2026

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Zulfaj diskuton me përfaqësuesit e BE-së për reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës

Zulfaj diskuton me përfaqësuesit e BE-së për reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën