TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

by Tëvë1
1 minutë ago
0
A A
Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Shtetasi i Kosovës, Hektor Avdyli, është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë derisa të nisë gjykimi i tij në Shtetet e Bashkuara lidhur me akuza për krime kibernetike.

Avdyli, 21 vjeç, u ekstradua nga Kosova në Shtetet e Bashkuara më 19 nëntor, dhe në bazë të një aktakuze të ngritur në tetor të vitit 2025, ai përballet me akuza të mashtrimit përmes internetit, qasje në pajisje dhe vjedhje të identitetit, tha Zyra e Prokurorit në Qarkun Lindor të Viskonsinit.

Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, Avdyli përdori forume kriminale online për të reklamuar dhe shitur kartela bankare të vjedhura dhe informacione personale të cilat konsumatorët e tij mund t’i përdornin për të kryer veprën e mashtrimit.

Sipas autoriteteve amerikane, Avdyli ka pretenduar se ka vjedhur këto informacione fshehurazi nga faqet online të shitblerjes, duke përdorur programe kompjuterike.

“Si pjesë e hetimit, Byroja Federale e Hetimit (FBI) bleu në mënyrë të fshehtë nga ky shitës më shumë se 27.000 numra të vjedhur të kartelave bankare dhe informacione personale përkatëse. Baza e të dhënave përfshinte numrat e kartelave bankare të viktimave, kodet e verifikimit të kartelave, emrat, adresat, numrat e telefonit dhe/ose adresat elektronike. Në këtë bazë të të dhënave figuronin rreth 300 persona me adresa në shtetin e Uiskonsinit”, u tha në njoftim, ku u shtua se FBI-ja arriti ta identifikonte këtë shitës si shtetasin e Kosovës, Hektor Avdyli.

Autoritetet amerikane thanë se gjatë hetimit, Avdylit iu gjetën hard disqe ku kishte pothuajse 2.7 milionë numra të pagesave përmes kartelave bankare. Po ashtu u gjetën edhe kartela bankare dhe informacione personale.

Ndihmësprokurori amerikan, Brad D. Schimel, tha se nuk është e pazakontë që shtetasit amerikanë të jenë shënjestër e aktorëve të huaj që vjedhin identitetet të tyre dhe informacioneve financiare në internet.

“Ndodh shpesh çdo ditë dhe këto vjedhje u kushtojnë konsumatorëve amerikanë miliarda dollarë. Ngjarja e sotme është e rëndësishme sepse kemi arrestuar një kriminel të dyshuar kibernetik, që është shtetas i huaj, dhe cili posedon një sasi të jashtëzakonshme të informacioneve të kartelave për pagesa që u përkasin konsumatorëve të pafajshëm. Për më tepër, këtë të dyshuar e kemi në paraburgim në territorin amerikan, ku do të përballet me ndjekje penale”, tha ai.

Avdyli u arrestua në korrik të vitit 2026 nga autoritetet në Kosovë, me kërkesë të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Sipas Policisë së Kosovës ai u arrestua në rajonin e Prizrenit nën dyshimet se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna bankare dhe personale, kryesisht të qytetarëve amerikanë, dhe i kishte publikuar ato në platforma në internet.

Në njoftimin për rastin e 21-vjeçarit Avdyli, autoritetet amerikane u zotuan se do të vazhdojnë të shënjestrojnë personat që qëndrojnë prapa krimeve kibernetike dhe kanë për cak shtetasit amerikan.

“FBI-ja është e përkushtuar që të luftojë skemat mashtruese kibernetike dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët tanë lokalë, shtetërorë, federalë dhe ndërkombëtarë për të shkatërruar dhe penguar këta kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Drejtësia nuk njeh kufij, ne do t’iu gjejmë”, tha agjenti special i FBI-së, Alan Karr.

Krimet kibernetike janë në mesin e veprave penale që shpesh kërkojnë bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të disa shteteve, për shkak se autorët, viktimat dhe infrastruktura e përdorur mund të gjenden në vende të ndryshme.

Ekstradimi i Avdylit dhe përballja e tij me drejtësinë amerikane vjen pasi shtetasi tjetër kosovar, Ardit Kutleshi, i ekstraduar në SHBA gjatë vitit 2025, e pranoi fajësinë në shtator të këtij viti për vepra penale të lidhura me administrimin e platformës Rydox, përmes së cilës shiteshin të dhëna të vjedhura personale dhe mjete për kryerjen e krimeve kibernetike.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, përmes kësaj platforme ishin realizuar mbi 7.600 transaksione, me të ardhura prej së paku 232 mijë dollarësh.

Kosova dhe SHBA-ja kanë marrëveshje ekstradimi që nga viti 2019, duke iu mundësuar të dy vendeve që të dorëzojnë persona të kërkuar për ndjekje penale ose për vuajtjen e dënimit për vepra që, sipas ligjeve të të dyja shteteve, parashohin dënim maksimal me më shumë se një vit burgim.

Ajo mundëson ekstradimin edhe për krime kibernetike dhe pastrim parash, duke zëvendësuar një traktat të vitit 1901 ndërmjet SHBA-së dhe Mbretërisë së Serbisë, i cili ishte zbatuar më herët edhe në raport me Kosovën./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

“22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika” – gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi e sjell “LIBRIN E LIRISË”

“22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika” – gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi e sjell “LIBRIN E LIRISË”

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi në Gjakovë, QKUK jep detaje për gjendjen e tij

Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit

Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit

“Matrix”- 23.11.2026

“Matrix”- 23.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën