Ishte i pari që arriti në objektin e Kino Armatës në Prishtinë.
E hëna për gazetarin, Nuhi Bytyqi, është një ditë e veçantë.
Brenda këtij libri, ish-gazetari i luftës, i ka përmbledhur ngjarjet më të rëndësishme që i mbuloi, për plot tri dekada.
“Libri e përmban pjesën dërmuese të veprimtarisë sime gazetareske dhe publicistike, sidomos nga vita e ’80-ta, ’90-ta, pastaj lufta e UÇK-së është një kaptinë e veçantë dhe me rëndësishmja në këtë libër, pastaj edhe liria dhe pavarësia e Kosovës”, ka thënë Bytyqi.
E nuk vonoi shumë, salla u mbush plot.
Dhjetëra qytetarë e figura të njohura të vendit, ishin të pranishëm të hënën në promovimin e “Librit të Lirisë – Gjurmë në kohë vendimtare” me autor Nuhi Bytyqin.
Fillimisht, atë që e përmban libri, u shfaq shkurtimisht përmes një dokumentari.
Ndërkohë, fjalë të mëdha për punën e Nuhi Bytyqit si gazetarë, patën redaktorët e recensentët e librit.
“Ky libër është një kronikë e përmbledhur e ngjarjeve të mbuluara nga vetë ai në raportime televizive, dokumentare dhe shkrime që ka publikuar. Vëllimi i punës së Bytyçit, edhe pse jo i gjithë i përfshirë në këtë libër, tregon përkushtimin e tij për t’u angazhuar në procese aq të rëndësishme për fatin e Kosovës. 22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika televizive, 24 reportazhe, 14 shkrime, 15 vështrime dhe 43 intervista janë pjesë e këtij botimi. Kjo kronikë mjaft impresive ka një detaj që mund të hedhë dritë në disa fakte jo të parëndësishme për të kuptuar rrjedhën e ngjarjeve të kësaj dekade”, u shpreh Salihu.
“Janë pesë pika poshtë kësaj teme, ndër të cilat sillet libri i Bytyçit: 1. Rezistenca paqësore e partive politike në Kosovën e lodhur, nga viti ’89 e këndej; 2. Rezistenca e armatosur dhe lufta e UÇK-së kundër Beogradit; 3. Ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve të saj; 4. Lufta për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë, Vranjë e Kallash; dhe 5. Në fund, delikatesat e paqes dhe mbrojtja e luftës së drejtë të UÇK-së dhe pafajësia e krerëve të UÇK-së ndaj akuzave të Prokurorisë Speciale në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë Kosumi.
Shkrimi i librit vet autori, e përfundoi para një viti.
Por, promovimi i tij u shty për një arsye.
“Është shumë e rëndë dhe kurrë nuk kam besuar që themeluesit e UCK-së dhe shtetit të Kosovës, nuk do të jenë në promovimin e librit tim. Kam pritur që epoligu i procesit gjyqësor në Hagë të jetë pozitiv, për ata e kam shtyrë edhe promovimin e librit për një vit”, tha tutje Bytyqi.
Ndryshe, përveç këtij libri, ish-gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi, në vitin 2019, ka botuar edhe veprën tjetër autobiografike, e titulluar “Libri i Luftës” .






