TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjykata e Elbasanit lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjykata e Elbasanit lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Gjyqtarja Pajrime Fetahu vlerësoi se arrestimi është i ligjshëm dhe akuzat bazohen ne prova.

Ndërsa avokatët e vlerësojnë si të pabazuar kërkesës e prokurorisë dhe akuzat e ngritura.

“Nuk janë garantuar të drejtat e klientit tim. Nuk është caktuar përkthyes ne gjuhen ukrainase dhe pavarësisht se ai kupton rusisht kam kërkuar te deklarata e tij te mos merret për baze. Edhe dy shtetasit e tjerë kane kërkuar avokat por gjykata i ka detyruar te marrin avokat kryesisht. Spray neuroparalizues mbajnë femrat. Nuk është arme kimike. Nuk është cenuar një perimetër i ndaluar pasi ka pasur mungesë sinjalistike. Nuk kishin nga ta dinin“, është shprehur avokati Sajmir Visha, i cili ka marrë në mbrojtje ukrainasin.

Avokati  Demir Çiftja i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, ka kërkuar masën detyrim paraqitje, duke pretenduar se klienti i tij është trembur pasi u ndoq nga ushtarët ndaj përdori spray.

“E kam vlerësuar të ligjshëm arrestimin por kam kërkuar detyrim paraqitje. Klienti im është trembur pasi e kanë ndjekur ushtaret ndaj ka reaguar me spray. Nuk ka prova për vepra te tjera penale ndaj tij” , është shprehur avokati.

Veç avokatit i cili ka marrë në mbrojtje rusin Mikail Zorin, dy avokatët e tjerë kane kërkuar vlerësimin e arrestimit te paligjshëm dhe lirimin e menjëhershëm ose si alternative detyrim paraqitje bllokim pasaportash dhe moslejim largimi nga vendi.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse,  dhe Fedir Alpatov me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh dhe u përballën me akuzat “goditje për shkak të detyrës”, “dhënia e informacioneve sekrete” “sigurimi i informacioneve në bashkëpunim”.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 17:40 të ditës së shtunë 20 gusht, roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit vuri re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftoi  përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi, më pas efektivët i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai ka nisur të largohet. Në momentin që personi është ndaluar iu është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar.

Pas kapjes së personave, policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z. 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zonë të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjeç, të cilët sot u lanë nën masën e arrestit me burg./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

A po bën Vjosa Osmani fushatë për një mandat të dytë si presidente?

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Apeli konfirmon vendimin e Themelores, lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

Revoltë simbolike kundër çmimeve të larta të energjisë

Revoltë simbolike kundër çmimeve të larta të energjisë

“Clark na tha ‘nuk e urreni Millosheviqin më shumë se unë’ – U nisëm me armë” – Prapaskenat e Rambujesë

“Clark na tha ‘nuk e urreni Millosheviqin më shumë se unë’ – U nisëm me armë” – Prapaskenat e Rambujesë

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka flet për vendimin për t’u kthyer në Angli: “Njerëzit kanë qeshur me mua”

Dy muaj pas zgjedhjeve, buxheti i Prishtinës miratohet pa mbështetjen e LVV-së

Dy muaj pas zgjedhjeve, buxheti i Prishtinës miratohet pa mbështetjen e LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën