Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame ka organizuar konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar historisë, trashëgimisë dhe kontributit të medreseve te shqiptarët.
Konferenca me temën “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut” u mbajt në orën 11:00, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Aktiviteti është organizuar nga Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Konferenca ka trajtuar historinë e medreseve te shqiptarët, trashëgiminë e tyre dhe rolin që kanë pasur ndër vite.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti./teve1.info/










