Të dielën në Serbi u mbajtjen zgjedhjet parlamentare, ku në këto zgjedhje Koalicioni Shqiptar mori 27.670 vota.
Për këtë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që na viti 2000.
Ai ka shtuar se ky rezultat i mirë vjen si rezultat i bashkimit të të gjitha forcave të subjekteve politike.
“Ky rezultat kaq i mirë për shqiptarët vjen natyrisht si rezultat i bashkimit të të gjitha forcave në një për çka e falënderoj secilin subjekt politik atje për vullnetin e tyre, që përkundër dallimeve të bashkohen për një kauzë tejet të rëndësishme, siç është jeta më e mirë, më e drejtë dhe më e dinjitetshme e shqiptarëve”, ka shkruar Kurti.
Në fund, Kurti tha se kanë kaluar një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit kurse në fillim të shekullit XXI, edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi, humbën./teve1.info/




