Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që po vazhdojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.
Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Studentët kanë më shumë se dy javë që po protestojnë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët deri më tani kanë refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.
Ata po vazhdojnë protestat, duke mbajtur qëndrimin e tyre për kërkesat e parashtruara.











