TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

by Tëvë1
38 minuta ago
0
A A
​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

Gjermania është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Kosovës, ndërsa forcimi i investimeve, zgjerimi i partneriteteve të biznesit dhe krijimi i kushteve më të favorshme për investitorët u theksuan si prioritete në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, nën moton “Driving the Next Economy, raporton KosovaPress.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se lidhjet ekonomike ndërmjet dy vendeve mbështeten në marrëdhëniet historike, miqësinë dhe besimin e ndërsjellë, ndërsa theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas tij, lidhjet personale ndërmjet dy vendeve po shndërrohen edhe në bashkëpunim konkret ekonomik.

Kurti rikujtoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë ndërtuar shumë përpara marrëveshjeve tregtare dhe investimeve, duke përmendur mbështetjen gjermane gjatë viteve të vështira të Kosovës, praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it

“Bashkëpunimi ekonomik strukturor ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës ka nisur mbi një bazë jashtëzakonisht të fortë. Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona nuk kanë filluar me statistika tregtare apo marrëveshje investimesh. Ato janë ndërtuar nga njerëzit e zakonshëm. Populli gjerman qëndroi pranë popullit të Kosovës gjatë disa prej viteve më të vështira të historisë sonë. Ushtarët gjermanë shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Gjermania ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë tonë në vitin 2008 dhe ka qenë një mbështetëse e palëkundur e së ardhmes sonë evropiane. Lidhjet tona shtrihen edhe në politikë. Në shtator të vitit 1999, kur Kosovës i duhej një valutë në të cilën qytetarët e saj mund të kishin besim, ne zgjodhëm valutën tuaj, markën gjermane. Ndërsa në vitin 2002, kaluam në euro, në të njëjtën kohë me Gjermaninë. E kuptoj se në Gjermani ka ende njerëz që e kujtojnë me nostalgji markën gjermane. Ju siguroj se edhe në Kosovë ka të tillë”, deklaroi Kurti.

shton Kurti.

Ai theksoi se diaspora kosovare dërgoi më shumë se 1.4 miliardë euro në Kosovë gjatë vitit të kaluar, duke shtuar se që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 2008, gati dy në çdo pesë euro të dërgesave nga diaspora kanë ardhur nga Gjermania.

“Këto lidhje mund t’i shihni çdo verë në rrugët tona. Në korrik dhe gusht, kur diaspora jonë kthehet në atdhe, në Kosovë ka aq shumë targa gjermane, saqë do të mendonit se Prishtina është shndërruar në një distrikt të Shtutgartit. Këtë lidhje e dëshmojnë edhe shifrat. Vitin e kaluar, diaspora jonë dërgoi në Kosovë më shumë se 1.4 miliardë euro. Ndërsa që nga viti 2008, kur shpallëm pavarësinë, gati dy në çdo pesë euro të dërgesave nga diaspora kanë ardhur nga Gjermania. Sot, këto lidhje personale janë shndërruar në një infrastrukturë konkrete ekonomike. Njerëzit që kanë studiuar dhe janë trajnuar në Gjermani po kthehen në Kosovë, duke sjellë me vete standarde të larta profesionale, aftësi teknike dhe rrjete të fuqishme bashkëpunimi. Disa prej tyre i shoh edhe në mesin e pjesëmarrësve të sotëm”, shtoi Kurti.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se synimi është që marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve të avancojnë më tej, përmes forcimit të partneriteteve të biznesit, nxitjes së investimeve të reja dhe balancimit të tregtisë.

Ai theksoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Kosovës dhe investitori kryesor i huaj, ndërsa kompanitë gjermane kontribuojnë përmes investimeve, teknologjisë, ekspertizës dhe krijimit të vendeve të punës.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë mbështetet në lidhje të fuqishme ekonomike. Marrëdhëniet tona tregtare flasin vetë. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Kosovës dhe investitori kryesor i huaj. Kompanitë gjermane sjellin investime, teknologji, ekspertizë dhe vende pune. Siç u përmend edhe më herët, Gjermania është gjithashtu shtëpi e një diaspore të madhe kosovare, e cila krijon një rrjet të afërt dhe lidhje personale ndërmjet dy vendeve. Këtë e përjetoj pothuajse çdo ditë këtu në Kosovë. Ambicia jonë është e qartë. Dëshirojmë t’i çojmë marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare në një nivel të ri, duke forcuar partneritetet e biznesit, nxitur investimet e reja dhe balancuar tregtinë”, tha Rudolph.

Megjithatë, ai theksoi se për realizimin e këtij potenciali nevojiten kushte të përshtatshme për investime të qëndrueshme, veçanërisht në infrastrukturë dhe në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Nga ajo që shoh këtu në Kosovë, vendi ka shumë për të ofruar, afërsinë me tregjet evropiane, një popullsi të re, dygjuhëshe dhe të orientuar drejt teknologjisë, si dhe kompani gjithnjë e më konkurruese. Potenciali ekonomik, bashkëpunim ndërkombëtar nuk janë të mjaftueshme. Kosova duhet të krijojë kushte të nevojshme për të krijuar mundësi për investime të qëndrueshme. Disa sfida që nuk dëshiroj të flas për to, siç është infrastruktura, furnizimi i sigurt me energji. Investitorët kanë nevojë për mbështetje të besueshme dhe të koordinuar nga niveli komunal deri në planifikimin dhe realizimin e projekteve investimeve, kjo është detyrë për Kosovën. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën përmes investimeve dhe ekspertizës së përbashkët”, tha ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, tha se forumi synon që interesimin për bashkëpunim ndërmjet bizneseve të dy vendeve ta shndërrojë në rezultate konkrete.

Sipas tij, në forum janë regjistruar më shumë se 650 pjesëmarrës, përfshirë mbi 110 pjesëmarrës me bazë në Gjermani.

“Sot, ne dëshirojmë gjithashtu të kemi një rol më të rëndësishëm në të ardhmen ekonomike të Gjermanisë. Kjo është ambicia që qëndron prapa forumit të cilin e kemi quajtur “Drejt ekonomisë së së ardhmes”. Me më shumë se 650 regjistrime, përfshirë mbi 110 pjesëmarrës me bazë në Gjermani, ky forum dëshmon interesimin e madh për bashkëpunim. Përgjegjësia jonë si Shoqata Gjermano-Bosporus për Biznes është që këtë interesim ta shndërrojmë në rezultate konkrete. Gjatë këtyre dy ditëve, do të shqyrtojmë mundësitë e partneritetit në transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale. Do të diskutojmë për infrastrukturën energjetike, industrinë dhe prodhimin e avancuar, që përbën segmentin tonë të tretë të diskutimeve gjatë këtyre dy ditëve. Këto janë fushat ku talenti dhe sipërmarrësia e Kosovës mund të ndërthuren me ekspertizën gjermane, teknologjinë dhe tregjet, për të krijuar vlerë për të dyja vendet”, ka thënë Vasolli.

Vasolli veçoi edhe rolin e diasporës në krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve, duke thënë se njohja e të dyja tregjeve dhe kulturave, si dhe rrjetet profesionale, ndihmojnë në krijimin e partneriteteve, hapjen e tregjeve të reja dhe gjenerimin e vendeve të punës.

“Ka edhe kompani të tjera që prodhojnë softuerë dhe produkte të ndryshme për kompani të mëdha gjermane, të cilat operojnë në mbarë botën. Dhe, të jem i sinqertë, kjo është ajo që e bën punën time të vlefshme. Një lidhje që shndërrohet në biznes, krijon vende pune dhe hap tregje të reja. Edhe diaspora jonë ka një rol thelbësor në mundësimin e më shumë lidhjeve të tilla. Ju, si pjesë e diasporës, i kuptoni të dyja vendet dhe të dyja kulturat. Ju sillni përvojë dhe rrjete nga të dyja vendet, si dhe besimin që u ndihmon njerëzve ta hedhin hapin e parë”, thekson Vasolli.

Dr. Nina Ëunderlich nga Ministria Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë e Republikës së Gjermanisë ka theksuar rëndësinë ekonomike mes dy vendeve.

“Ne kemi një bazë të fortë mbi të cilën mund të ndërtojmë. Në vitin 2025, tregtia dypalëshe ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës arriti në rreth 600 milionë euro, që paraqet një rritje prej afërsisht 15 për qind krahasuar me vitin paraprak. Kjo është vërtet mbresëlënëse. Sipas të dhënave të tregtisë gjermane, rreth 200 kompani me kapital gjerman tashmë janë aktive në Kosovë. Megjithatë, partneriteti ynë ka të bëjë me shumë më tepër sesa vetëm me shifrat e tregtisë dhe investimeve. Ata përbëjnë urën e gjallë ndërmjet dy vendeve tona, duke lidhur njerëzit, bizneset dhe idetë, si dhe duke siguruar që lidhjet e ngushta personale të shndërrohen në mundësi të qëndrueshme ekonomike. Bashkëpunimi ynë ekonomik po shtrihet gjithnjë e më shumë përtej tregtisë tradicionale të mallrave”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Kurti: Në rrethanat e reja, shteti më së paku do të duhej të kishte mbi qafë kërcënimin e zgjedhjeve

Kurti: Koalicioni Shqiptar mori 27 mijë e 670 vota në Serbi, rezultati më i lartë që nga viti 2000

Dëshmitari në gjyqin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika: Pashë dy persona duke vrapuar pas të shtënave

Dëshmitari në gjyqin për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika: Pashë dy persona duke vrapuar pas të shtënave

Bashkimi mposht Trepçën në Prizren, ngushton serinë në 2:1

FIBA cakton datën e re për duelin Manchester – Bashkimi

Nëntë asistime në ligë, Lutfi Dalipi hapave të Xherdan Shaqirit

Nëntë asistime në ligë, Lutfi Dalipi hapave të Xherdan Shaqirit

Arrestohet kunati i Arlindës – Flet sërish Kurti: Nesër në 18:00 pres raportin | MESDITË

Arrestohet kunati i Arlindës – Flet sërish Kurti: Nesër në 18:00 pres raportin | MESDITË

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Kuyt, trajner i përkohshëm i Fenerbahçes

Kuyt, trajner i përkohshëm i Fenerbahçes

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça kërkon fitoren e tretë, Bashkimi të dytën në FEC

Kosova me tre xhudistë në garën e Çmimit të Madh të Abu Dabit

Kosova me tre xhudistë në garën e Çmimit të Madh të Abu Dabit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën