TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova me tre xhudistë në garën e Çmimit të Madh të Abu Dabit

by Teve1
38 minuta ago
0
A A
Kosova me tre xhudistë në garën e Çmimit të Madh të Abu Dabit

Kosova do të përfaqësohet me tre xhudistë në Grand Slamin në Abu Dabi që fillon të enjten. Në këtë garë, që ofron shumë pikë për ranglistën botërore, marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 vende të ndryshme.

Të premten, Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë.

Asnjëri prej dy xhudistëve nuk janë bartës. Akil Gjakova është xhudisti i 17-të më i ranguar në kategori që garon në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Cena është i 20-ti.

Ndërkohë Laura Fazliu është bartësja e gjashtë në 63 kilogramë.

Grand Slami në Abu Dabi mbahet pak javë pas Botërorit që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, e ku Kosova nuk arriti synimet.

Në garat e nivelit Grand Slam, Laura ka një të argjendtë e dy të bronzta, por në Abu Dabi nuk ka fituar ende medalje.

Akil Gjakova në Grand Slam ka një të artë, tri të argjendta e një të bronztë. Në Abu Dabi ka arritur dy herë në finale.
Dardan Cena nuk ka fituar medalje këtë vit e nuk ka medalje as në garat Grand Slam deri më tani.

Plot 1000 pikë ofrohen në ranglistën botërore për të artën në Grand Slam. Për Grand Prix ofrohen 700 pikë, kurse për të artën evropiane 800.

Kosova vazhdon të paraqitet pa xhudisten më të mirë të saj, Distria Krasniqi. Ajo është në fazë rikuperimi, pas një lëndimi të pësuar.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Zhegrova në stol te Juve, Durmishi ftohet ndaj Genoas

Bashkimi mposht Trepçën në Prizren, ngushton serinë në 2:1

FIBA cakton datën e re për duelin Manchester – Bashkimi

Nëntë asistime në ligë, Lutfi Dalipi hapave të Xherdan Shaqirit

Nëntë asistime në ligë, Lutfi Dalipi hapave të Xherdan Shaqirit

Kuyt, trajner i përkohshëm i Fenerbahçes

Kuyt, trajner i përkohshëm i Fenerbahçes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën