TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Media kroate: Vuçiq dora e zgjatur e Putin, i rrezikshëm të krijojë retorikën e ‘denazifikimit’ të Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Media kroate: Vuçiq dora e zgjatur e Putin, i rrezikshëm të krijojë retorikën e ‘denazifikimit’ të Kosovës

Kështu shkruan media kroate Glas Istra, duke shtuar se Vuçiq së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipuloj, gënjej dhe t’i shmanget vendimeve të mëdha.

“Si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, ashtu si Milorad Dodik, pa shumë probleme, vetëm për të homogjenizuar popullin dhe për të ruajtur pushtetin, ai mund të krijojë përshkallëzime”, shkruan media kroate.

Aty thuhet se Vuçiq është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak.

“Vuçiq nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vazhdon gazeta.

Media shton se ai është në gjendje të krijojë retorikën për “denazifikimin” e Kosovës, e përdorur nga Putini me arsyetimin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

“Ai është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar'”, shton kjo medie.

Në fund, aty thuhet se Vuçiq po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin.

“Ky njeri po i çmend dhe i helmon popullin e tij në bashkëpunim me kukullat si Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vulin. Kryeministrja Ana Brnabiq është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, vjen reagimi i Hoxhës

Të paktën tetë persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Ukrainës

Të paktën tetë persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Ukrainës

Sulmet izraelite vrasin katër persona në Gaza, përfshirë dy fëmijë

Sulmet izraelite vrasin katër persona në Gaza, përfshirë dy fëmijë

11 oficerë policie dhe 15 sulmues mbesin të vrarë pas një bastisjeje në një postë policie në Pakistan

11 oficerë policie dhe 15 sulmues mbesin të vrarë pas një bastisjeje në një postë policie në Pakistan

Rukiqi: Mocioni dështoi

Rukiqi: Mocioni dështoi

Maloku: Gjuha e Abdixhikut ishte ofenduese

Maloku: Gjuha e Abdixhikut ishte ofenduese

Reagimi i Osmanit pas konfirmimit të Abdixhikut në krye të LDK-së

Reagimi i Osmanit pas konfirmimit të Abdixhikut në krye të LDK-së

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Abdixhiku i mbijeton shkarkimit, mbetet në krye të LDK-së

Tahiri-Beqa: LDK do të dal më e dëmtuar pas këtij procesi

Tahiri-Beqa: LDK do të dal më e dëmtuar pas këtij procesi

Përfundon votimi për shkarkimin e Abdixhikut, nis procesi i numërimit të votave

Përfundon votimi për shkarkimin e Abdixhikut, nis procesi i numërimit të votave

Kurti: Nga 1 tetori nis faturimi i ujit në veri

“Ja ka drejtuar revolen në ballë stafit tonë” – detaje se si u sulmuan punëtorët e KRU “MITROVICA” në Pantinë të Vushtrrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën