TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

by teve1
59 minuta ago
0
A A
BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

Ekonomia në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2026 rritja pritet të përshpejtohet në 3.1% nga 2.6% në vitin 2025, sipas raportit të Bankës Botërore “Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore: Vënia e Inteligjencës Artificiale në Funksion të Punësimit, Ndërmarrjeve dhe Produktivitetit”, të publikuar sot.

Përballë çmimeve më të larta të energjisë, pasigurisë së shtuar dhe zgjerimit më të dobët ekonomik të partnerëve tregtarë, rritja ekonomike në Evropë dhe në Azinë Qendrore pritet të ngadalësohet në 2.2% në vitin 2026 nga 2.6% në vitin 2025.

Ndërkohë që në Evropën Qendrore spikat Polonia me një rritje të qëndrueshme në vlerën 3.6%.

Rritja ekonomike e Ukrainës pritet të ngadalësohet në 1.2%, si pasojë e përshkallëzimit të dëmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe ndërprerjeve në aktivitetin eksportues.

Ky ngadalësim ndjehet në të gjithë rajonin, duke pasqyruar dobësinë ekonomike në shumicën e këtyre vendeve.

Me përjashtim të Rusisë, e cila përfaqëson rreth 40% të prodhimit ekonomik të rajonit, në vitin 2026 ritmi i rritjes pritet të ulet në 3% nga 3.7% në vitin 2025. Çrregullimet në tregjet globale të mallrave bazë kanë ushtruar një ndikim më të kufizuar nga sa pritej fillimisht.

“Ekonomitë në zhvillim të rajonit vazhdojnë të shfaqin aftësi ripërtëritëse falë uljes së intensitetit energjetik, forcimit të politikave qeveritare dhe kërkesës së fuqishme të brendshme. Për të rritur produktivitetin dhe për të kontribuar në kompensimin e tkurrjes së popullsisë në moshë pune, vendet e rajonit mund të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale përmes forcimit të aftësive bazë arsimore dhe menaxheriale, ndërsa përgatisin institucionet e tregut të punës dhe ato të mbrojtjes sociale për t’iu përshtatur këtij transformimi të thellë”, tha Antonella Bassani, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore

Rritja e çmimeve të energjisë e ka mbajtur inflacionin në nivele të larta, ndërsa dobësimi i ritmit të rritjes në Bashkimin Evropian dhe konkurrenca gjithnjë e më e fortë nga vendet e tjera po ndikojnë tek eksportet dhe aktiviteti industrial, veçanërisht në zinxhirët e furnizimit të industrisë automobilistike në rajon.

Ndërprerjet e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare, vazhdimi i konfliktit në Ukrainë, rritja e mëtejshme e kostove të energjisë, transportit dhe plehrave kimike, shtrëngimi i kushteve globale të financimit, dobësimi i rritjes ekonomike te partnerët kryesorë tregtarë dhe fenomenet ekstreme klimatike vijojnë të mbeten ndër rreziqet kryesore.

Raporti, në analizën e tij të posaçme mbi inteligjencën artificiale, vlerëson se përhapja e kësaj teknologjie në rajon po ndodh me një ritëm më të shpejtë sesa aftësia aktuale e ekonomive për ta absorbuar atë.

Aktualisht inteligjenca artificiale përdoret nga më pak se një në dhjetë ndërmarrje, kryesisht për detyra bazike.

Megjithatë, raporti vëren se përvetësimi i IA-së pengohet nga mungesa e aftësive bazë arsimore dhe menaxheriale, mungesa e të dhënave të integruara dhe ndërvepruese, dhe kapaciteteve për përpunimin kompjuterik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll, 8 nxënës në spital, 1 në gjendje kritike

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Stamboll, 8 nxënës në spital, 1 në gjendje kritike

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

Rusia përgatit kredinë 1 miliard dollarëshe për Iranin

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, Nura: Mosbesimi mes PDK-së dhe LVV-së, jashtëzakonisht i lartë

Orët e fundit për zgjedhjen e presidentit, Nura: Mosbesimi mes PDK-së dhe LVV-së, jashtëzakonisht i lartë

​LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

​LVV i drejtohet Kushtetueses, kërkon sqarime për kompetencat e Haxhiut pas skadimit të mandatit

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Sejdiu rikonfirmon tërheqjen nga gara për president: Kam njoftuar Kurtin dhe Abdixhikun

Haradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen

Haradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

​Rrahje në Mitrovicë, arrestohet një person

“Ditari”- 06.10.2026

“Ditari”- 06.10.2026

Hamza: S’ke ofertë, ke detyrim – kërkohet nga ne ta votojmë kandidatin për president

Hamza: S’ke ofertë, ke detyrim – kërkohet nga ne ta votojmë kandidatin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën