Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e presidentes së Kosovës, duke e cilësuar atë si një përfaqësuese të denjë për këtë detyrë.
Në një konferencë për media pas zgjedhjes së presidentes, Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja do të ofrojë bashkëpunim institucional për ta mbështetur Shiroka-Pulën në ushtrimin e detyrës së saj.
Ai ka theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe institucional, duke bërë thirrje që fokusi i institucioneve të rikthehet te nevojat e qytetarëve.
“Shiroka-Pula është përfaqësuese e denjë për postin e presidentes. I uroj suksese në punë dhe i garantoj bashkëpunim në emër të PDK-së për ta përkrahur në punët e presidentes. Jam i bindur që është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional dhe të kthehemi në adresimin e nevojave të qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi./teve1.info/







