TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

by tëvë1
7 minuta ago
0
A A
Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Organizatori i protestave 21 ditore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë tha se votimi i ligjit në Kuvend është rezultat i presionit qytetar dhe paralajmëroi vazhdimin e angazhimit.
Organizatori i protestave në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Çlirim Haziri, e ka cilësuar votimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së si një fitore të protestuesve që për 21 ditë kanë qëndruar në sheshet e Prishtinës.

Në fjalimin e mbajtur pas votimit, Haziri tha se miratimi i ligjit nuk duhet parë si fundi i protestës dhe angazhimit qytetar, por si një hap në kauzën që protestuesit kanë mbështetur gjatë tri javëve të fundit.

“Fitorja e sonte është e madhe, por ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë të pandalshëm qytetar në mbrojtje të Republikës”, tha Haziri para protestuesve.
Ai pretendoi se presioni i vazhdueshëm i qytetarëve ishte vendimtar për votimin e ligjit në Kuvend.

“Ky ligj nuk na u fal. Ky ligj nuk kaloi nga dëshira e atyre aty brenda. Ky ligj u fitua këtu jashtë. U fitua nga ju”, deklaroi Haziri.

Organizatori i protestave kritikoi mënyrën se si politika e trajtoi çështjen gjatë ditëve të fundit, duke thënë se protestuesit kishin parë “luhatje” dhe “kalkulime” përpara votimit.
Sipas tij, qytetarët nuk do të duhej të protestonin për 21 ditë që institucionet të merrnin një vendim që ai e konsideron detyrim ndaj trashëgimisë së UÇK-së.

Haziri megjithatë u kërkoi protestuesve që të mos e paraqesin votimin si një arritje përfundimtare.

“Ky votim sonte nuk është asnjë mrekulli. Ai është thjesht një borxh i vonuar, një detyrim minimal që ky shtet e kishte ndaj atyre që i dhanë jetën”, tha ai.
Në pjesën më emocionale të fjalimit, Haziri përmendi Adem dhe Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Fehmi Lladrovcin, duke thënë se miratimi i një ligji në Kuvend nuk e përfundon atë që protestuesit e konsiderojnë përgjegjësi institucionale ndaj luftës së UÇK-së.

Ai e lidhi vazhdimin e protestave edhe me proceset gjyqësore në Hagë, ku po gjykohen ish drejtues të UÇK-së.

“Mendja dhe zemra jonë mbeten atje, në Hagë”, tha Haziri.

Ai paralajmëroi se organizatorët do të vazhdojnë angazhimin edhe për sigurimin e fondeve dhe zbatimin e plotë të ligjit nga institucionet e Kosovës.

“Ne do të jemi këtu derisa pafajësia e krerëve tanë të vërtetohet plotësisht”, deklaroi Haziri, duke shtuar se protestuesit do të vazhdojnë të mblidhen në sheshet e Prishtinës.

Fjalimin ai e përmbylli duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen gjatë 21 ditëve të protestave dhe me thirrjen: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën