TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajraktari për Specialen: Çështja e Hagës kërkon unitet politik dhe reflektim institucional

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Bajraktari për Specialen: Çështja e Hagës kërkon unitet politik dhe reflektim institucional

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se çështja e Gjykatës Speciale dhe procesi që po zhvillohet në Hagë duhet të trajtohen si çështje mbi partiake, duke theksuar rëndësinë e reflektimit politik për pasojat që ky proces ka për vendin. Ai ka folur për këtë temë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ku është diskutuar edhe për mospropozimin e ndryshimeve të amendamenteve përkatëse nga presidentja.

Bajraktari ka vlerësuar se veprimet e fundit politike, përfshirë miratimin e një deklarate më 16 shtator, themelimin e grupit ndërinstitucional dhe miratimin e ligjit, janë tregues të një reflektimi të skenës politike për çështjen e Hagës.

Sipas tij, ndonëse këto hapa janë ndërmarrë me vonesë, ato paraqesin një zhvillim pozitiv në raport me përgjegjësitë që institucionet dhe subjektet politike kanë ndaj qytetarëve.

“Çështja e Hagës dhe procesi atje, jo vetëm që do të duhej që në krye të herës të trajtohej si element mbi partiak, por edhe këto veprimet e fundit, me theks të veçantë miratimi i deklaratës pas 16 shtatorit, pastaj edhe themelimi i grupit ndërinstitucional dhe miratimi i ligjit, ishin disa indikatorë se, ndonëse vonë, mirëpo megjithatë më mirë vonë sesa kurrë, kemi një këndellje të skenës politike në reflektimin e drejtimit mbi përgjegjësitë që kanë ndaj popullit”, ka deklaruar Bajraktari.

Avokati ka theksuar se procesi në Hagë ka pasoja jo vetëm për të kaluarën dhe të tashmen, por edhe për të ardhmen e Kosovës. Për këtë arsye, sipas tij, është e rëndësishme që subjektet politike të reflektojnë dhe të gjejnë mbështetje të përbashkët për çështjet që lidhen me këtë proces.

Duke folur për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe rolin e Kuvendit, Bajraktari ka theksuar se asnjë iniciativë nuk mund të kalojë pa mbështetjen e shumicës parlamentare.

“Duke parë pasojat që ka ky proces në Hagë, si në të kaluarën, në të tashmen, por edhe për të ardhmen e vendit, vlerësoj se, mbi këto premisa, duhet të kemi edhe reflektim të subjekteve politike, sepse as kjo nismë e asnjë tjetër nuk mund të kalojë në Kuvend pa pasur mbështetjen e shumicës”, ka thënë ai.

Bajraktari është ndalur edhe te deklarimet e kryeparlamentares Albulena Haxhiu, duke vlerësuar se diskutimi për këtë çështje në Kuvend nuk është paraqitur me karakter kufizues, por si mundësi për reflektim dhe gjetjen e mbështetjes politike.

Tags: Ardian BajraktariditariTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen bazë në FSK, njofton Maqedonci

209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen bazë në FSK, njofton Maqedonci

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Haziri kritikon qeverinë për dështim, reagon Haxhiu: Keni qeverisur, kurrë asnjë veprim

Fitorja e Listës Studentore, çfarë qëndrimi ka kjo listë karshi Kosovës?

Fitorja e Listës Studentore, çfarë qëndrimi ka kjo listë karshi Kosovës?

Mirëmbajtësi e zë me pagë zyrtarin me përgjegjësi në “Infrakos”, ndalohet qarkullimi i trenit për një orë

Mirëmbajtësi e zë me pagë zyrtarin me përgjegjësi në “Infrakos”, ndalohet qarkullimi i trenit për një orë

Tragjedia në Pejë, QPS dështoi ta mbrojë viktimën

Tragjedia në Pejë, QPS dështoi ta mbrojë viktimën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën