TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mirëmbajtësi e zë me pagë zyrtarin me përgjegjësi në “Infrakos”, ndalohet qarkullimi i trenit për një orë

Indeksimi i pagave është kërkesa që i nxori në protestë punëtorët e “Infrakos”-it. Ata thonë se takimet me menaxhmentin dhe bordin nuk kanë sjellë rezultate konkrete, ndaj paralajmërojnë edhe grevë të përgjithshme.

by Adea Mustafaj
3 javë ago
1 0
A A

Është ora 8:00 e mëngjesit.

Por, punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos”, nuk ndodhen në vendin e tyre të punës.

Këta për një orë, dolën të protestojnë në binarët ku çdo ditë kalojnë trenat.

Përmes kësaj proteste, punëtorët e “Infrakos” po i shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me pagat.

“Po kena protestu, po e shihni edhe vetë, rritja ekonomike e ka bo të veten, po rriten çmimet për çdo ditë edhe na kemi kërku që pagat tona të rriten”, tha Hajdin Osmani (punëtor).

E sipas kryetarit të Sindikatës së punëtorëve në “Infrakos”, ka dallimin mes përgjegjësive në punë dhe nivelit aktual të pagave.

“Punëtorët janë shumë të pakënaqur për trajtimin e tyre, sepse edhe pjesa tjetër, inflacioni, është në rritje e sipër edhe pagat tona janë shumë të ulëta… Një pastrues, një punëtor i thjeshtë që i është ngritur paga në 500 euro, e ka arritur një zyrtar që ka përgjegjësi shumë më të mëdha, ka angazhime shumë më të mëdha dhe tani me pagë janë të barabartë”, deklaroi Hysen Nikçi, kryetar i sindikatës së “Infrakos”.

Si pasojë e protestës, për 1 orë u ndalua edhe qarkullimi i trenit.

“Për sot e kemi paralajmërua një protestë njëorëshe si veprim sindikal, e kemi ndalë edhe qarkullimin e trenit që qarkullon Prishtinë–Pejë”, theksoi Nikçi.

Nga sindikata thonë se kërkesa e tyre për indeksimin e pagave drejt “Infrakos”-it nuk mori përgjigje.

“Paga minimale i ka prekë diku 147 punëtorë, që në rregull është, e mirëseardhur për ta, por pjesa tjetër, që do të thotë e kanë pas rrogën 500 e sipër, tani janë ngulfate. Ne kemi bo shkresa të vazhdueshme menaxhmentit, bordit edhe pa rezultat”, tha Hysen Nikçi.

E nëse do të merren parasysh kërkesat e punëtoreve, Tëvë1 ka pyetur edhe në Ndërrmarjen Publike “Infrakos”.

Por këta të fundit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë nga sindikata, thonë se veprimet sindikale nuk do t’i ndalin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën