TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fitorja e Listës Studentore, çfarë qëndrimi ka kjo listë karshi Kosovës?

Intro: Fitorja e Listës Studentore në Serbi pritet të ketë ndikim edhe në rajon e në Kosovë. Njohës e politikës e shohin si pozitive largimin e Vuçiqit nga pushtetit. Por nuk presin ndonjë ndryshim karshi qasjes ndaj Kosovës.

by Doresa Geci
43 minuta ago
0 0
A A

Pas 14 viteve dominim politikë, të dielën Aleksandër Vuçiq i humbi zgjedhjet.

Humbjen ai e pranoi në një konferencën për media.

Pushtetin pritet ta marrë Lëvizja Studentore, e cila doli si lëvizja nga protesta e studentëve kundër korrupsionit.

Por çka do të thotë fitorja e kësaj lëvizje për Kosovën sipas Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.

“Tash është shumë e paqartë se si do të sillet në politikën e jashtme me Kosovën, në veçanti dhe me shqiptarët në përgjithësi sepse nuk është as parti politike, nuk është as lëvizje klasike, më shumë një frymë heterogjene që më shumë e përzier në kuptimin ideologjik”, theksoi Kamberi.

Madje sipas Kamberit”, janë tri tema në raport me Kosovën që duhet të shihet se si do të reagoj kjo lëvizje.

“Nuk ka ndonjë lider të caktuar që do ta lehtësonte një vendimmarrje të centralizuar, pra është shumë e paqartë dhe do të mbetet të shihet se si do të sillën. Janë dy tri tema të cilat në raport me Kosovën do të mund të testohen. Qasja ndaj Milan Radoshiqit, do të mbetet të shihet nëse pushteti i ri do të fillojë procesin gjyqësor ndaj tij apo do të ekstradojë në Kosovë në rasti më të mirë. Pastaj trajtimi i çështjes së Banjskës dhe dialogun me Serbinë, qasje e normalizimi të marrëveshjeve të nënshkruar deri më tani, njohjen e diplomave të cilat nuk po zbatohen”, vlerësoi ai.

Kurse sipas analistit politik, Agon Maliqit nuk duhet të pritet ndonjë ndryshim i madhe në qasjen e Lëvizjes Studentore karshi Kosovës.

“Sa i përket Kosovës, Lista e Studentore, programi i tyre politik nuk është i ndryshëm prej atij të Vuçiqit edhe në aspektin programor, në politikën e jashtme nuk kanë qëndrim të ndryshëm as ndaj Rusisë, BE-së, Amerikës, ndaj Kosovës madje formalisht qëndrimi është edhe me i ngurtë se i Vuçiqit, ku ata parashohin rishikimin e marrëveshjeve të Brukselit, pasi ata konsiderojnë që Vuçiq ka bërë aty konsensuse që ata i konsiderojnë tradhti”, theksoi Agon Maliqi.

Madje dialogu me Kosovën, sipas tij, mund të stagnojë.

“Nuk mendoj që Kosova dhe dialogu do të jenë temë që Qeveria e re atje do të merret, madje mund të ketë ngecje dhe stagnim të çështja e dialogut dhe Brukselit. Ajo se çfarë mund të pritet më konkretisht një qasje më pak agresive ndaj Kosovës dhe rajonit në kuptimin e ndërhyrjeve, sigurisë  sepse do të jetë një qeveri e cila do të mundohet të ndërtoj raporte më normale me BE-në”, pohoi ai.

Lista Studentore fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, sipas rezultateve të para kryeson me 51,47 për qind të votave, kundrejt 40,42 për qind për listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen bazë në FSK, njofton Maqedonci

209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen bazë në FSK, njofton Maqedonci

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Ambasada britanike pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Haziri kritikon qeverinë për dështim, reagon Haxhiu: Keni qeverisur, kurrë asnjë veprim

Mirëmbajtësi e zë me pagë zyrtarin me përgjegjësi në “Infrakos”, ndalohet qarkullimi i trenit për një orë

Mirëmbajtësi e zë me pagë zyrtarin me përgjegjësi në “Infrakos”, ndalohet qarkullimi i trenit për një orë

Tragjedia në Pejë, QPS dështoi ta mbrojë viktimën

Tragjedia në Pejë, QPS dështoi ta mbrojë viktimën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën