Të premten në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për aktivitetet në natyrë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 27 deri në 33 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 metër për sekondë.









