Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi ka mësuar datën e re për ndeshjen kundër Manchesterit në kuadër të FIBA Europe Cup.
FIBA, tashmë ka caktuar datën e re për ndeshjen e shtyrë me kërkesën e Bashkimit shkaku i vonesës për t’u pajisur me viza për hyrje në Britani.
Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet me 13 tetor në Manchester në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A por shkaku i vizave ishte anuluar dhe shtyrë për një datë tjetër.
Në faqen zyrtare të FIBA-s, është bërë e ditur se ndeshja Manchester – Bashkimi, do të zhvillohet më datën 2 dhjetor në Britani, dy javë para përballjes së këtyre skuadrave në Prizren.
Pra, brenda dy javësh, Bashkimi dhe Manchesteri do të zhvillojnë dy ndeshje, të parën në Prizren më 18 nëntor dhe të dytën më datën 2 dhjetor.
Ndeshja në Prizren është e paraparë të startojë nga ora 21:00, ndërsa ajo në Mancheter prej orës 20:00.









