TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari kërkoi rekomandime dhe një raport analitik nga kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, për të identifikuar dështimet e institucioneve dhe masat për parandalimin e rasteve të ngjashme, sikurse vrasja e Arlinda Zekajt mbrëmjen e së dielës.

“Do të doja të na tregoni cilat janë rekomandimet tuaja dhe nëse keni ndonjë raport apo analizë se ku ka dështuar ligji për mbrojtjen e grave nga dhuna në rastin e Arlinda Zekajt, sidomos në rastin e Pejës, që të shohim realisht se në cilin zinxhir ka dështuar sistemi,” u shpreh Jashari.

Kryeshefja Gusia ka thënë se, bazuar në informacionet e publikuara në media, në rastin e Arlinda Zekajt ka pasur dështim në vlerësimin e rrezikut, pasi sipas saj, nuk janë marrë parasysh rreziqet nga anëtarët e tjerë të familjes së ish burrit.

“Ne mendojmë që atë ditë nuk është bërë si duhet vlerësimi i rrezikut në momentin kur gruaja është kthyer në shtëpi, me të cilën ka qenë kunati i saj me 11 vepra penale. Për më tepër, që ai nuk ka jetuar në bashkësinë familjare. Do të thotë, ai është sjellë pikërisht në shtëpi për t’i bërë presion gruas që të mos qëndrojë në shtëpinë e saj. Do të thotë, po e them, pa qasje me dokumente zyrtare, çka kemi parë në media, ky është dështimi i parë. Sepse kur bëhet vlerësimi i rrezikut, kur të shihet urdhri mbrojtës apo kur ta kërkon, policia nga prokuroria që ta adresojë çështjen e urdhrave mbrojtës te gjykatat, bëhet vlerësimi i rrezikut, nëse gruaja, viktima rrezikohet edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Do të thotë, në këtë rast është dashur me pasur një urdhër mbrojtës edhe ndaj kunatit që mos me guxu as kunati me qëndruar në shtëpi, por besa edhe vjehrra”, u shpreh ajo.

Gjatë raportimit, Gusia, ka thënë se kjo agjenci nuk ka mandat për trajtimin e rasteve të dhunës në familje apo të diskriminimit, pasi kompetencat e institucioneve në këtë fushë janë të përcaktuara qartë me ligj.

“Unë do të ndajë këtu me ju, për atë sot ju keni nevojë të merrni opinionin e agjencisë në lidhje me këtë çështje, edhe pse ne duhet ta sqarojmë, Agjencia për Barazi Gjinore, në bazë të Ligjit për Barazi Gjinore, nuk ka mandat t’i trajtojë rastet, qoftë të dhunës në familje apo rastet e diskriminimit. Domethënë, korniza ligjore e Republikës së Kosovës i ka mandatet shumë të qarta sa i përket barazisë gjinore. Është komisioni në Kuvend, është agjencia si agjenci ekzekutive, politikë-hartuese dhe monitoruese, dhe është institucioni i Avokatit të Popullit, i cili merret me trajtimin e rasteve të diskriminimit bazuar në gjini në përgjithësi. Do të thotë, kompetencat janë shumë të ndara, janë të ndara mirë”, ka thënë ajo.

Duke folur për financimin e strehimoreve për viktimat e dhunës, kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka bërë të ditur se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë 1.5 milion euro për dhjetë strehimore në Kosovë.

Ajo ka theksuar se edhe komunat janë të obliguara të marrin pjesë në financimin e tyre, por kjo përgjegjësi nuk përmbushet nga të gjitha komunat.

“Në anën tjetër, strehimoret kanë një financim të qëndrueshëm. Do të thotë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka disbursuar 1.5 milion euro për dhjetë strehimoret e Republikës së Kosovës, njëra nga të cilat është strehimore për trafikim me qenie njerëzore, të cilën e udhëheq Qeveria, ndërsa nëntë të tjerat janë organizata të shoqërisë civile. Po, në anën tjetër, komunat kanë përgjegjësi që të financojnë. Normalisht, është e pamundur që 38 komunat të kenë secila nga një strehimore, sepse nuk ka mjete buxhetore, mirëpo komunat kanë për obligim t’i financojnë strehimoret në të cilat, domethënë, strehohen viktimat e rajonit. A e bëjnë të gjitha komunat këtë? Jo. Dikush financon, dikush nuk financon, por kjo është përtej kompetencave tona. Kjo është një pyetje që ndoshta është dashur të zgjidhet nëpërmjet Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të shihet cilat janë ato komuna të cilat nuk i financojnë strehimoret”, ka thënë ajo.

Tags: arlinda zekajTeve1vrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto janë vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Këto janë vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, diskutohet rruga euroatlantike e Kosovës

Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, diskutohet rruga euroatlantike e Kosovës

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Mbreti Charles III uron Presidenten Justina Shiroka-Pula, thekson miqësinë e qëndrueshme Kosovë–Britani

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën