TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Java 34 dhe vendimtare e Superligës, shtatë skuadra në garë për mbijetesë

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
0
A A
Punime në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina zhvendoset në kampin e FFK-së – Zbulohet orari i javës 32

Me Dritën kampione, të shpallur të shtunën e kaluar, Xhiroja e 34-të e Superligës në futboll, fokusin kryesor do ta ketë të skuadrat që e synojnë Evropën e në veçanti te ato që do të luajnë për t’i shpëtuar rënies nga Liga dhe për t’i ikur barazhit.

Xhiroja e radhës, luhet të dielën, me të gjitha ndeshjet që luhen në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar, nga ora 16:00.

Në tri xhirot e fundit, janë të përfshira shtatë skuadra në garën e mbijetesës, duke nisur nga Prishtina e vendit të katërt, që ka 45 pikë.

Bardhekaltrit janë nikoqir të Ferizajt, skuadrës së parafundit në tabelë.
Të dyja skuadrat, janë në serinë negative prej shtatë ndeshjeve pa fitore rresht. Si Prishtina, ashtu edhe Ferizaj, fitoren e fundit e kanë realizuar më 21 mars, gati dy muaj më parë.

“Ujqit”, humbja i dërgon në një kategori më poshtë, derisa Prishtina me disfatë, mund të zhytet edhe më shumë në garën e barazhit, të cilës i ikë vetëm 5 pikë.

Punët më mirë s’i kanë as Gjilani e Llapi, që ndeshen në këtë xhiro. Gjilani është i pesti me 45 pikë, derisa Llapi i ka 40, në vendin e tetë.

Duel me synime të kundërta është ai i Malishevës e Drenicës. Malisheva duket se e ka siguruar Evropën, por mund ta zë vendin e dytë, ndërsa Drenica me një fitore, mund të marrë frymë lirshëm në garën për mbetje në ligë.

Kampionia Drita udhëton në Klinë për ndeshjen me Dukagjinin, skuadër kjo e rrezikuar, ndërsa Ballkani i dyti në tabelë, e pret skuadrën e fundit, Prishtinën e Re, e cila ka vetëm gjasa teorike për të shpëtuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Real Madrid zyrtarizon transferime in Dumfries nga Interi

Real Madrid zyrtarizon transferime in Dumfries nga Interi

Moment prekës, gazetarin me aftësi të kufizuara e injorojnë të gjithë, por jo edhe Bellingham

Moment prekës, gazetarin me aftësi të kufizuara e injorojnë të gjithë, por jo edhe Bellingham

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Auto Draft

Rritje e çmimeve dhe ngadalësim ekonomik gjatë viti 2026

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Dy vdekja të dyshimta të dielën në rajonin e Prizrenit

Auto Draft

Kopjimet në teste, a duhet të anulohet testi i maturës dhe ai i arritshmërisë?

Auto Draft

Kontrata kolektive rëndon kujdesin parësor në Ferizaj, paralajmërohet ndalja e shërbimeve

Auto Draft

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën