TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zvicra lanson programin 2026–2029 për Kosovën me 70 milionë euro

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Zvicra lanson programin 2026–2029 për Kosovën me 70 milionë euro

Kosova dhe Zvicra kanë shënuar thellimin e partneritetit të tyre përmes lansimit të Programit të Bashkëpunimit për periudhën 2026–2029, në një ngjarje të përbashkët të mbajtur në Prishtinë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Patricia Danzi, si dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilët ritheksuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Sprecher ka theksuar se mbështetja e Zvicrës ndaj Kosovës ka qenë e vazhdueshme dhe e përqendruar në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, duke shtuar se programi i ri shënon një kalim drejt një partneriteti më strategjik.

Ndërkaq, Patricia Danzi është shprehur se programi është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Kosovës dhe synon të krijojë ndikim real përmes investimeve dhe bashkëpunimit me institucionet dhe shoqërinë civile.

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky shtet mbetet një nga partnerët kryesorë të Kosovës dhe një ndër investitorët më të mëdhenj të huaj.

Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi me Zvicrën kontribuon drejtpërdrejt në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Programi i ri i bashkëpunimit parasheh një kontribut financiar prej rreth 70 milionë eurosh dhe fokusohet në tri fusha kryesore: qeverisja demokratike dhe paqja, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe zhvillimi i barabartë njerëzor.

Gjithashtu, do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në fushën e migrimit.

Ky program pasqyron përkushtimin e përbashkët të Kosovës dhe Zvicrës për zhvillim të qëndrueshëm dhe përballje me sfidat e reja në vitet në vijim.

“Programi është zhvilluar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Divizionin për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në kuadër të Departamentit Federal për Punë të Jashtme (FDFA), Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) dhe Sekretariatin Shtetëror për Migrim (SEM)”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti për Gjykatën Speciale: Jemi në ankth, asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Kurti për Gjykatën Speciale: Jemi në ankth, asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re

Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

Kosova me qasje pa viza në 54 destinacione, pasaporta renditet e 101-ta

Gjithçka gati në Kuvend, pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Kosovës

Gjithçka gati në Kuvend, pikë e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së Kosovës

Guri nga LDK: Ne nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti

Guri nga LDK: Ne nuk do të votojmë për Qeverinë Kurti

Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet Qeveria e re

Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet Qeveria e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën