TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

by teve1
2 orë ago
1
A A
Kurti: Qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, kërkon standarde të larta në proceset në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvend se Qeveria e Kosovës nuk ndërhyn në proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë dhe respektimin e mekanizmave ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se komunikimi institucional me partnerët ndërkombëtarë është i rregullt dhe i strukturuar, por gjithmonë i kufizuar nga natyra e ndjeshme e proceseve gjyqësore.

“Komunikimi institucional me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm dhe i strukturuar, duke u zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me natyrën e ndjeshme të proceseve gjyqësore. Po ashtu, nuk kemi hezituar të ngremë zërin kundër vendimeve të padrejta ndaj krerëve të UÇK-së, siç ishin për shembull moslejimi i ish-presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, si dhe pranimi i dokumenteve zyrtare të shtetit serb si prova në procesin gjyqësor atje,” ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se struktura ligjore e Dhomave të Specializuara garanton pavarësinë e tyre të plotë nga ekzekutivi, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e Qeverisë në proceset gjyqësore.

“Sa i përket pretendimeve për mungesë informacioni apo koordinimi, është e rëndësishme të potencohet se vetë arkitektura juridike e dhomave të specializuara, e themeluar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe legjislacionit të brendshëm, garanton pavarësinë e plotë të saj nga ekzekutivi. Kjo nënkupton që qeveria nuk ndërhyn në procedura gjyqësore dhe as nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në informacionet operative të proceseve në zhvillim,” është shprehur ai.

Kurti ka theksuar se, pavarësisht kësaj, Qeveria ka detyrimin të ngrejë çështje parimore dhe të kërkojë respektim të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe transparencës.

“Megjithatë, kjo nuk përjashton përgjegjësinë tonë për të ngritur çështje të karakterit parimor dhe për të kërkuar standarde të larta të transparencës dhe të respektimit të të drejtave themelore. Ne kemi ngritur zërin dhe do të vazhdojmë të insistojmë që çdo proces të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm,” ka theksuar kryeministri.

Ai ka shtuar gjithashtu se institucionet e Kosovës vlerësojnë se vendi ka kapacitet të plotë për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, duke përfshirë edhe qëndrimin e të akuzuarve në territorin e vendit, nëse do të kërkohej një gjë e tillë nga mekanizmat përkatës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati nënshkruan Udhëzimin Administrativ për digjitalizimin e arkave fiskale

Hoxha e quan të drejtë vendimin e Gjykatës për të dënuarit në rastin “Banjska”

Hoxha e quan të drejtë vendimin e Gjykatës për të dënuarit në rastin “Banjska”

Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët

Dënimi i terroristëve për rastin “Banjska” mirëpritet me duartrokitje nga deputetët

​Reagimet e familjarëve të heroit Afrim Bunjaku gjatë procesit të aktgjykimit për rastin e Banjskës

Disa tornado godasin shtetin amerikan të Oklahomës

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Ndalohet një person për 48 orë, dyshohet se kanosi një gazetar për shkak të ushtrimit të detyrës

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën