TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Që nga presidenti e deri të një numër i agjencive të pavarura janë duke funksionuar me ushtrues detyre. E gjithë kjo sipas juristëve ka pasoja juridike për shtetin. Prandaj kërkohen që praktika të tilla të evitohen në mënyrë që të mos cenohet institucionet vitale të shtetit.

by Doresa Geci
2 muaj ago
0 0
A A

Ka afër katër vite që kryeprokurori i shtetit udhëhiqet me ushtrues detyre.

Por jo vetëm kjo pozitë ka mbetur pa udhëheqës.

Me ushtrues të detyrës është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Njëjtë funksionon edhe zyra e Avokatit të Popullit.

Së fundmi edhe pozita e presidentit të shtetit është duke u udhëhequr nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiut.

E gjithë kjo po kritikohet nga juristët.

“Është një dështim, realisht një dështim i institucioneve të shtetit në këtë rast nëse flasim për kryeprokurorin e shtetit, faji është tek presidentja, Vjosa Osmani, e cila për vite me radhë e ka mbajtur në tavolinë emrin e kandidatit për kryeprokuror të shtetit”, thotw Anton Nrecaj -jurist.

Funksionimi i institucioneve kyçe të shtetit me përfaqësues të përkohshëm, sipas  Anton Nrecaj ka pasoja për shtetin.

“E dëmton jashtëzakonisht tepër funksionimin e demokracisë në vend dhe pengon ecurinë e hapave drejt integrimit në BE”, shprehet ai.

Një gjë e tillë, sipas avokatit, Ardian Bajraktari kjo duhet të ndodhë vetëm në rrethana emergjente.

“Funksionimi me ushtruese detyre edhe mund të konvenojë dikujt pasi janë me të cenueshme pozitat dhe rrjedhimisht mund të përdoren edhe për involvim të aspektit politik. Mirëpo është mirë që ky trend dhe kjo qasje të ndryshojë sa më parë sepse është e rëndësishme që institucionet vitale aq me tepër kur kemi të tilla, të kompletohen dhe ta ushtrojnë detyrën dhe përgjegjësinë. Kemi një numër të agjencive të pavarura të cilat ose janë në përfundim të mandatit të tyre apo ka edhe të tilla që janë jo funksionale si për shembull KPM”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Që nga viti 2024, me të emëruar përkohësisht është edhe pozita e kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, kjo pas arrestimit të ish kryeshefit Nagip Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Prisnim të na bënin si në Srebrenicë” – 27 vjet pas luftës, Idriz Jusufi rrëfen tmerrin e burgut të Smrekonicës

“Prisnim të na bënin si në Srebrenicë” – 27 vjet pas luftës, Idriz Jusufi rrëfen tmerrin e burgut të Smrekonicës

Gërvalla: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

Gërvalla: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

​Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

​Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë

Emisioni “Mesditë” 27.05.2026

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica

Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit

Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën