TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça fiton derbin ndaj Pejës pas vazhdimeve

by teve1.info
7 muaj ago
0
A A
Trepça fiton derbin ndaj Pejës pas vazhdimeve

Trepçës i është nevojitur vazhdimi prej pesë minutave për ta regjistruar fitoren s 13-të rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma, Trepça e mposhti Pejën në derbin e xhiros së 22-të, të luajtur në palestrën “Karagaçi”.

Ishte Ja’Cori Payne që në aksionin e fundit me treshe ia siguroi fitoren Trepçës me shifrat 98:95.

Koha e rregullt e takimit u mbyll me shifrat 87:87, pasi Musab Mala me treshe në sekondat e fundit siguroi vazhdimin prej pesë minutave për Pejën.

Ndeshja ishte e fortë në përgjithësi, me të dyja skuadrat që luftonin për fitore, por në fund Trepça ia doli mbanë.

Kampionia në fuqi, vazhdimin e fitoi me rezultat 11:8 dhe më efikasi te Trepça në këtë përballje ishte pikërisht Payne.

Amerikani Payne ndeshjen e përfundoi me 27 pikë, 5 kërcime e 3 asistime kurse te Peja, më efikasi ishte Cesare Edwards me 30 pikë e 17 kërcime.

Me këtë fitore, Trepça konfirmohet kampione e pjesës së rregullt me 41 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, Peja që regjistroi humbjen e tretë rresht mbetet e katërta në tabelë me 32 pikë.

 

 

87:87 Mala tresh

ShareTweet

Postime të ngjashme

Foda kërkon fitoren ndaj Irlandës, paralajmëron ndryshime në formacion

Foda kërkon fitoren ndaj Irlandës, paralajmëron ndryshime në formacion

Avdullahu insiston se Kosova është gati

Avdullahu insiston se Kosova është gati

Kosova U19, zhvillon miqësore me FC Malishevën

Kosova U19, zhvillon miqësore me FC Malishevën

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Burnley nxjerrë në shitje Brojën

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike i bën thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

KQZ mban mbledhje sot, ky është rendi i ditës

Sulmohet fizikisht roja e pyllit në Shtime gjatë kryerjes së detyrës

Sulmohet fizikisht roja e pyllit në Shtime gjatë kryerjes së detyrës

Rasti “Banjska”, sot seancën e radhës

Tri vjet nga sulmi në Banjskë, Radoiçiqi endet i lirë nëpër Serbi

​Kurti në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

​Kurti në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

​Sot shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

​Sot shënohet 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, vendoset gurthemeli i obeliskut në Banjskë

Moti sot në Kosovë

​Parashikimi i motit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën