Beshiktashi nuk është ekipi i vetëm nga Turqia që ka shprehur interesim për shërbimet e Edon Zhegrovës.
Bëhet e ditur se në garë për transferimin e futbollistit të Kosovës, janë futur edhe dy klubet tjera turke, Fenerbahçe dhe Trabzonspori.
Zhegrova, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 pritet të largohet nga ekipi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.
Trajneri Luciano Spalletti ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij, ndërsa edhe Zhegrova nuk është aspak i kënaqur me minutazhën te Juventusi.
Në 9 ndeshje të luajtura në Serie A, Zhegrova ka 2 gola e po aq asistime kurse Juventusi mund ta lirojë për një ofertë prej 15 milionë eurosh.










