TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muaji i Ramazanit – Naim Tërnava uron besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në natën e muajit Ramazan ka dhënë mesazhin e tij tradicional para fillimit të këtij muajit, Ai u shpreh në atmosferën e pavarësisë së Kosovës, zemrat rrahin njëjtë për besim dhe atdhe. I pari i Bashkësisë Islame bëri thirrje që të ruhet vëllazëria dhe kombi.

by Doresa Geci
8 muaj ago
0 0
A A

Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe i pari Bashkësisë Islame doli para medieve.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  dha mesazhin tradicional një ditë para fillimi të muajit të shenjtë.

Në natën e Ramazanit e në atmosferën e pavarësisë së Kosovës, Tërnava  u shpreh se zemrat rrahin njëjtë për besim dhe atdhe.

“Historia jonë dëshmon se besimi ka qenë burim frymëzimi për angazhim qytetar dhe kombëtar, veçanërisht në momentet kyçe si shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, kur u kurorëzua një sakrificë e gjatë për liri, drejtësi dhe dinjitet. Dashuria ndaj fesë dhe atdheut nuk janë në kundërshtim, por plotësojnë njëra- tjetra, besimi e formon karakterin, ndërsa atdheu i jep atij hapësirë veprimi”, ka thënë Tërnava.

Në fjalën e tij, myftiu Tërnava foli për rendësin e muajit Ramazan.

“Ramazani është muaji kur Fjala Hyjnore zbriti si dritë për njerëzimin, udhëzim për zemrat, shërim për shpirtrat dhe mëshirë për botët. Është koha kur zemrat hapen për Librin e Zotit dhe shpirtrat përulen para Madhërisë së tij. Ai na mëson durimin, faljen dhe solidaritetin, duke na kujtuar se forca më madhe e njeriut është zemra e pastër dhe dora që ndihmon”, ka thënë tutje Tërnava.

E  i pari i Bashkësisë Islame tregoi se cili është mesazhi i Ramazanit.

“Mesazhi i Ramazanit është paqja. Ai pastron zemrën nga urrejtja, ndalon fyerjen dhe e ngre respektin në themel të bashkëjetesës. Është thirrje për vetëpërmbajtje, vëllazëri dhe dashuri aktive që sjell harmoni shoqërore. Nxitja e urrejtjes është mëkat i rëndë dhe tradhti ndaj frymës së këtij muaji. Ta ruajmë vëllazërinë dhe kombin tonë me zemër të pastër dhe vendosmëri që dashuria të triumfojë mbi çdo përçarje.Le të lutemi që ky Ramazan të na gjejë më të bashkuar në vlera, më të fortë në besim dhe më të vendosur në mbrojtje të lirisë sonë. Le të jetë kohë reflektimi për thellimin e dashurisë ndaj fesë si burim drite dhe ndaj Kosovës si amanet i të parëve e përgjegjësi ndaj brezave që vijnë”, ka përfunduar  Tërnava.

Në fund Tërnava uroi gjithë besimtarët muajin e Ramazanit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

Ndalohet një person në Prishtinë, dyshohet për rastin “Laboratori 25”

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

​Forumi Ekonomik Kosovë-Gjermani, në fokus investimet dhe tregjet e reja

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Mbahet konferenca ndërkombëtare për historinë dhe trashëgiminë e medreseve shqiptare në Prishtinë

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Të paktën 30 të vdekur dhe 80 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e Mbappes

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

​Gusia për vrasjen e Arlinda Zekajt: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin, dështoi vlerësimi i rrezikut

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Zhegrova në stol te Juve, Durmishi ftohet ndaj Genoas

Bashkimi mposht Trepçën në Prizren, ngushton serinë në 2:1

FIBA cakton datën e re për duelin Manchester – Bashkimi

Nëntë asistime në ligë, Lutfi Dalipi hapave të Xherdan Shaqirit

Nëntë asistime në ligë, Lutfi Dalipi hapave të Xherdan Shaqirit

Arrestohet kunati i Arlindës – Flet sërish Kurti: Nesër në 18:00 pres raportin | MESDITË

Arrestohet kunati i Arlindës – Flet sërish Kurti: Nesër në 18:00 pres raportin | MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën