TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Grupi paramilitar irakian zotohet se do i dal në ndihmë Iranit në rast të ndonjë sulmi nga SHBA-ja

by teve1
2 orë ago
1
A A
Grupi paramilitar irakian zotohet se do i dal në ndihmë Iranit në rast të ndonjë sulmi nga SHBA-ja

Grupi irakian paramilitar, Kataib Hezbollah, ka paralajmëruar për një “luftë totale” në rast se sulmohet Irani, duke dhënë sinjal se do të mbështeste ushtarakisht Teheranin në rast se shpërthen ndonjë konflikt.

Kjo vjen pas njoftimeve se Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë asete ushtarake në regjion.

Shefi i grupit që ka mbështetje nga Irani, Abu Hussein al‑Hamidaëi, lëshoi deklaratën të dielën, duke u bërë thirrje luftëtarëve që të përgatiten për luftë.

Ai tha se “forcat e errësirës” janë duke u mbledhur për të nënshtruar dhe shkatërruar Iranin, duke e përshkruar vendin si “kështjellë dhe krenari” e muslimanëve.

“Ne u themi armiqve se lufta ndaj Republikës Islamike nuk do të jetë një shëtitje në park”, tha al-Hamidawi, citon Al Jazeera.

“Por përkundrazi, do të shijoni format më të hidhura të vdekjes dhe asgjë nuk do të mbetet prej jush në rajonin tonë.”

Kur Izraeli dhe SHBA-të sulmuan Iranin në qershor të vitit të kaluar, aleatët e tij rajonalë – të njohur si “boshti i rezistencës”, që përfshin Hezbollahun në Liban dhe grupet e armatosura irakiane – nuk i erdhën në ndihmë.

Por al-Hamidawi sugjeroi që këtë herë do të ishte ndryshe, duke theksuar “domosdoshmërinë e mbështetjes së saj nga forcat e boshtit dhe të ndihmës së saj në çfarëdo mënyre që të munden”.

Kataib Hezbollah është një nga grupet më të mëdha brenda Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), të themeluara në vitin 2014 për të ndaluar përparimet e shpejta të ISIS-it (ISIS) në atë kohë.

Në një telefonatë me kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio i kërkoi Bagdadit të mbajë distancë nga Irani.

Administrata amerikane ka vazhduar të dërgojë një grup sulmues aeroplanmbajtësesh në Lindjen e Mesme, duke rritur praninë e saj ushtarake në Gjirin Persik.

Ditët e fundit, disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet në të gjithë rajonin, përfshirë edhe drejt Izraelit, për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të situatës.

Teherani është zotuar të mbrohet nga çdo sulm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrat izraelit kritikojnë “naivitetin” e SHBA-së, kërkojnë kërkon kontroll ushtarak të Gazës

Ministrat izraelit kritikojnë “naivitetin” e SHBA-së, kërkojnë kërkon kontroll ushtarak të Gazës

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

EBA thonë se nuk do të lejojnë përdorimin e territorit apo hapësirës ajrore për sulme ndaj Iranit

EBA thonë se nuk do të lejojnë përdorimin e territorit apo hapësirës ajrore për sulme ndaj Iranit

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Katër persona të vdekur si pasojë e një zjarri në një fabrikë në Greqi

Ministrat izraelit kritikojnë “naivitetin” e SHBA-së, kërkojnë kërkon kontroll ushtarak të Gazës

Ministrat izraelit kritikojnë “naivitetin” e SHBA-së, kërkojnë kërkon kontroll ushtarak të Gazës

Si u dogj ekskavatori që po i rrënonte objektet pa leje në Mitrovicë? – Faton Peci ka një mesazh

Si u dogj ekskavatori që po i rrënonte objektet pa leje në Mitrovicë? – Faton Peci ka një mesazh

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

Rutte paralajmëron BE-në: Mbrojtja evropiane pa SHBA-në është iluzion

ZKA nis auditimin e furnizimit me barna nga MSH-ja dhe disa komuna

ZKA nis auditimin e furnizimit me barna nga MSH-ja dhe disa komuna

Si erdhi deri të shembja e fasadës së ndërtesës në Fushë Kosovë?

Si erdhi deri të shembja e fasadës së ndërtesës në Fushë Kosovë?

Partive u kërkohet të marrin masa ndaj kandidatëve që manipuluan votat

Partive u kërkohet të marrin masa ndaj kandidatëve që manipuluan votat

Pse u bllokuan dhe si dolën minatorët nga miniera e Stan Tërgut?

Pse u bllokuan dhe si dolën minatorët nga miniera e Stan Tërgut?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën