Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se të mërkurën, në New York, ka zhvilluar një takim me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Sipas Osmanit, ajo dhe Stub kanë biseduar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe për hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
“E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.







