TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cilat janë efektet negative të ndërprerjes së fondeve të USAID-it në Kosovë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka marrë vendim për pezullim nga puna punonjësit e USAID-it në gjithë botën. E në Kosovë kjo vlerësohet se do të ketë efekt negativ për institucionet, bizneset e qytetarët e vendit.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
3 0
A A

Nga e premtja e 7 shkurtit do të pezullohen nga puna punonjësit e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID në mbarë botën.

Këtë vendim e mori presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump i cili ka filluar riorganizimin e kësaj Agjencie.

E kjo do ta prekë edhe Kosovën, ku tashmë që nga viti 1999, USAID ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e vendit.

Ehat Miftaraj, drejtor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se kjo do shkaktojë pasoja negative për vendin dhe institucionet.

“Nëse e marrim për bazë vetëm faktin se në sundimin e ligjit ka pasur dhjetëra miliona euro me të cilat janë ndihmuar kryesisht Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë, Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial e gjitha institucionet tjera ligjzbatuese në Kosovë, kjo do të ketë ndikim në transparencë, llogaridhënie, efikasitet apo edhe në ofrimin e shërbimeve më të mira nga institucionet e drejtësisë”, shprehet Miftaraj.

Nga ky vendim do ta pësojnë edhe bizneset në vend, ku sipas kryetarit të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj do të vërehet te bizneset vendore që prodhojnë në Kosovë.

“Kjo do të ketë një tronditje të madhe sa i përket sidomos të të bërit biznes te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ato hapat e parë të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive të tyre kanë ndodhur në fazën e mbështetjes së USAID-it amerikan dhe këtu kanë qenë miliona euro në pyetje që janë investuar në zhvillimin ekonomik dhe fusha tjera në RKS”, thotë ai.

Sipas tij, kjo mund të çojë edhe te mbyllja e shumë prej tyre që kanë mbijetuar përmes këtyre fondeve.

“Jemi shqetësues sepse ngadalësimi i zhvillimit të bizneseve sidomos në bizneset fillestare, të vogla dhe të mesme mund të ketë pasoja të cilat do ta stagnojnë apo do të vijmë deri te një situatë ku një kompani mund edhe mos të kenë mundësi të zhvillojnë më veprimtaritë e tyre”, ka thënë Dreshaj.

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja

Tags: fondet per KosovennderprerjaUSAID
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Inspektimi në QPS-në e Pejës zbulon shkelje në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Vdekja e pacientes pas trajtimit në QKMF-në e Klinës, Prokuroria në Pejë nis hetimet

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Ish-inspektori i BIA-s: Mbi 70 për qind e pjesëtarëve të shërbimit janë të komprometuar, e nevojshme shpërbërja e plotë e tij

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Përfundon pjesa e parë, Kosova dominon ndaj Izraelit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet hungareze zbulojnë 17.7 milionë euro të fshehura në pyje e ndërtesa, arrestohet ish-ministri i Orbanit

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën