TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Pezullimi i fondeve nga SHBA, SPAK: Mbështetemi tërësisht te buxheti i shtetit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
​Pezullimi i fondeve nga SHBA, SPAK: Mbështetemi tërësisht te buxheti i shtetit

Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas urdhrit ekzekutiv për pezullimin e fondeve të ndihmës së huaj, ku përfshihen edhe fondet për drejtësinë shqiptare midis tyre edhe Prokuroria e Posaçme.

Përmes zyrës së shtypit, SPAK kujton se është një institucion i pavarur që mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit shqiptar.

SPAK sjell në vëmendje ligjin numër 115 të 2024 që parashikon buxhetin e miratuar për vitin 2025 për strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Duke shuar çdo aludim të mundshëm dhe duke konfirmuar vazhdimësinë, SPAK thekson se mbështetja e të huajve dhe e SHBA-së është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së kësaj prokuroria.

Prej krijimit, SPAK dhe BKH kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare përshi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve OPDAT, ICITAP, DEA dhe FBI theksohet në reagim.

Por, kjo asistencë është e orientuar kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Reagimi i SPAK:

Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve. /tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rutte: Duhet një Evropë më e fortë për një NATO më të fortë

​Rutte: Duhet një Evropë më e fortë për një NATO më të fortë

Rama: Shqipëria anëtare e Qendrës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s

Rama: Shqipëria anëtare e Qendrës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ktheu në Kinë persona të dyshuar për spiunazh ndaj SHBA-së

Shefi i FBI-së: Serbia dyshohet se ktheu në Kinë persona të dyshuar për spiunazh ndaj SHBA-së

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Haxhiu: Seanca e Kuvendit, në rend dite ndarjet buxhetore, votimi i marrëveshjeve dhe rezoluta për UÇK-në

Haxhiu kujton Ukshin Hotin: E vërteta për të mbetet detyrim ndaj Republikës

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Tre të lënduar në aksident trafiku në Dobrushë të Istogut

Një 29-vjeçar gjendet pa shenja jete në fshatin Rakaj të Ferizajt

Haradinaj: Numri 128 i AAK-së, garanci për zhvillim dhe stabilitet

Haradinaj: Numri 128 i AAK-së, garanci për zhvillim dhe stabilitet

Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike

Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja e barkut

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja e barkut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën