TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

by Teve1
32 sekonda ago
0
A A
Ministrja Rizvanolli: Kosova ka tarifa dukshëm më të ulëta se vendet e rajonit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u është përgjigjur kritikave të opozitës për çmimin e energjisë elektrike, duke thënë se tarifat në Kosovë vazhdojnë të jenë dukshëm më të lirat në rajon.

Gjatë debatit për energjinë në Kuvendin e Kosovës, Rizvanolli ka kundërshtuar cilësimet e opozitës se tarifat janë të papërballueshme, duke kërkuar që krahasimet të bëhen mbi bazën e të dhënave objektive.

“Tarifat të cilat i cilësoni të papërballueshme vazhdojnë të mbeten më të lirat në rajon, dukshëm më të lira. Prandaj, kur bëni cilësime të tilla, është mirë të flasim edhe në terma objektivë”, ka thënë Rizvanolli.

Më pas deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, iu kundërpërgjigj duke i thënë se ministrja duhet t’i shikojë edhe të hyrat e qytetarëve para se të bëjë krahasime me vendet e rajonit për tarifat e energjisë.

Ajo u është përgjigjur edhe kritikave për projektin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova B”, duke sqaruar se projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe se procedurat për të kanë nisur gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Sipas saj, Bashkimi Evropian ka kontraktuar edhe kompaninë mbikëqyrëse, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e cilësisë së punimeve dhe vlerësimin e përgjegjësive në rastet e vonesave.

“Ky projekt financohet nga BE-ja, u nënshkrua në vitin 2018, ndërsa kontraktimi u bë më 2019. BE-ja gjithashtu ka kontraktuar kompaninë mbikëqyrëse, e cila është zyrtarisht e thirrur për ta mbikëqyrur cilësinë e punimeve dhe për të bërë vlerësime në rastin e atribuimit të vonesave në projekt”, ka deklaruar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

 “Liza” dhe “Rrumqi” deklarohen të pafajshëm për vrasjen e policit, Triumf Riza

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Vrasja e kushëririt në Dumnicë të Pejës, mbrojtja e të akuzuarve jep fjalën e fundit

Interpelanca e ministrit Vitia, përplasjet me deputetët për gjendjen në shëndetësi

Interpelanca e ministrit Vitia, përplasjet me deputetët për gjendjen në shëndetësi

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvalla: Ato forcojnë zbatimin efektiv të ligjit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën