TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami e quan tentativë për blerje votash vendimin e rritjes së pensioneve për 20%

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Bajrami e quan tentativë për blerje votash vendimin e rritjes së pensioneve për 20%

Tentativë për blerje votash në kohë fushate dhe skemë të korrupsionit publik, e ka quajtur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve për 20%.

Bajrami, ka thënë se nuk është e mjaftueshme kjo rritje për 20% , pasi sipas saj vetëm norma e inflacionit gjatë qeverisë Kurti është 22%.

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik. Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje. Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%.”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe, kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Murati ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind pensionet për disa kategori të pensionistëve.

Ai ka thënë se nga ky muaj do të ketë rritje për pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Sipas këtij vendimi, pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025./teve1.info/

Tags: Fushate elektoraleHykmete BajramiPensionetQeveria KurtiRritje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për raportet me Osmanin: Nuk kam asgjë personale, por ai që e braktis anijen s’duhet të hedhë gurë mbi të

Gërvalla për raportet me Osmanin: Nuk kam asgjë personale, por ai që e braktis anijen s’duhet të hedhë gurë mbi të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën