TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri: Kurti synon ta hapë urën e Ibrit për ta kaluar Asociacionin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tahiri: Kurti synon ta hapë urën e Ibrit për ta kaluar Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti synon ta hap urën për të kalua Asociacionin e Komunave me Shumicën Serbe.

Ajo tha se kjo është një përpjekje tjetër populiste e Kurtit.

“Kurti synon ta hap urën e Ibrit për ta kaluar asociacionin, përndryshe në ketë bojkot total të pakicës serbe dhe mungesës së institucioneve shtetërore të Kosovës në veri kush do të kaloj nëpër urë? Populizmi i Kurtit ka humbur rrugën në oborrin e vet…”, ka shkruar Tahiri.

Hapja e Urës së Ibrit është bërë temë diskutimi së fundmi në vend.

Për këtë çështje u fol edhe në seancën e së mërkurës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Në këtë seancë, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që të zbatohet vendimi për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

Iniciativa është nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

E nga Ministria e Admninistrimit të Pushtetit Lokal kanë thënë se hapja e urës do të bëhet këtë verë.

Zëvendëskryeministri i këtij dikasteri ka thënë në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1 se nuk ka ende ndonjë datë të saktë, por kushtet për hapjen e saj janë krijuar.

“Me kalimin e kohës potenciali për trazira vërehet qartë se është zvogëluar. Mendoj se para vjeshtës që i bie gjatë verës. Por, datë të saktë nuk kemi. Mendoj se nuk ka nevojë të pritet vjeshta fare”, tha zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Lidhur me deklaratat se së shpejti do të hapet Ura e Ibrit ka reaguar edhe BE-ja, duke thënë se kjo çështje zgjidhet me dialog.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Ndalohen dy persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se sulmoi një person

Dy persona dyshohen për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë, njëri arrestohet, tjetri në kërkim policor

Vazhdojnë sot fjalët përfundimtare të mbrojtjes në Hagë në rastin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Sot vazhdon dita e tretë e deklaratave në rastin “Thaçi 2”

Qeveria Kurti IV mban sot mbledhjen e parë

​PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

​PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Moti sot

Moti sot

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën