Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se procesi i regjistrimit në këtë komunë ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem apo sfidë.
Ai tha se për këtë ka ftuar edhe ekipin që ka udhëhequr këtë proces duke i falënderuar për angazhimin.
“Sot kemi ftuar ekipin e jashtëzakonshëm, që kanë udhëhequr këtë proces. Ju jemi falënderues për angazhimin dhe punën tuaj të palodhur”, ka thënë ai.