TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Meta dënon sulmin ndaj policëve të Kosovës: Akte burracake

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Meta dënon sulmin ndaj policëve të Kosovës: Akte burracake

Meta beson se institucionet e Kosovës do t’i zbardhin shpejt për siç thotë ai këto akte “burracake” dhe t’i vë para drejtësisë autorët.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai ka bërë thirrje që të shmanget çdo provokim dhe përshkallëzim i tensioneve.

“Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë më tej Meta.

Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, tha se sulmi ndaj policëve “tashmë i faktuar, me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Ai ka thënë se “grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë”.

Po ashtu edhe kryeministri, Albin Kurti tha se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.

“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Për këtë sulm ka reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, të cilët dënuan dhunën ndaj policëve në veri. /teve1.info/

Tags: Ilir MetaKosovaPolicia e Kosoveszubin potok
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pronari i shtëpisë së shembur nga punimet në rrugën A dërgohet për deklaratë në polici

Pronari i shtëpisë së shembur nga punimet në rrugën A dërgohet për deklaratë në polici

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Inspektorati kërkon masa për sigurinë e punëtorëve pas paralajmërimit për rebeshe shiu e erëra të forta

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara

Muja në Istog pas dëmeve nga breshëri: Do të propozojmë masa për ndihmë ndaj bujqve

​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut

​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Presidenca sqaron shpenzimet zyrtare të Haxhiut nga prilli deri në qershor

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën