TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hajdari: Kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim i dokumenteve ka qenë në kundërshtim me ligjin

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hajdari: Kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim i dokumenteve ka qenë në kundërshtim me ligjin

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, thotë se gjatë hetimit dokumentet që janë marrë si prova në këtë dikaster janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa njësia e policisë hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete.

Kështu sipas saj, kërkesa e policisë për pranim-dorëzim i këtyre provave dokumenteve ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

“Unë pres që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë e klasifikuar sipas Ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Sepse, gjatë hetimit dokumentet që janë marrë si prova nga ana e Policisë në MINT janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa njësia e Policisë hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete, pra kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim i këtyre provave dokumenteve ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, u shpreh Hajdari në konferencë për media.

Gjatë ditës së sotme, organet e rendit në Kosovë me urdhrin e Prokurorisë Speciale kanë arrestuar drejtorin e departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Garën, drejtorin e departamentin për integrime evropiane, Irgan Lipovica, si dhe afaristin Ridvan Muharremin, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.

Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Tre të arrestuarve iu është caktuar edhe masa a mbajtjes për 48 orë.

MINT bëri të ditur se janë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të saj, si dhe është cekur se ka pasur bastisje edhe në disa ambiente dhe sekuestrim të provave materiale.

Tutje në reagimin e MINT-it thuhet se ministria mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore, anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje me ligjet përkatëse, planin përkatës dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to”, u tha në reagimin e MINT-it./teve1.info/

Tags: Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të KlasifikuarMINTRozeta Hajdari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkimi Evropian i zhgënjyer me partitë kosovare: Nuk përfituan 882 milionë euro

Bashkimi Evropian i zhgënjyer me partitë kosovare: Nuk përfituan 882 milionë euro

Aktakuzë ndaj dy personave për dokumente të rrejshme lidhur me tatimin

Aktakuzë ndaj një personi për tentim vrasje në Ferizaj

KPK lëshon komunikatë për mbledhjen ku u shkarkua U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

KPK lëshon komunikatë për mbledhjen ku u shkarkua U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Qelaj: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimit me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Strakosha, portieri më i mirë i xhiros

Strakosha spikat në kualifikueset e Botërorit

KPK lëshon komunikatë për mbledhjen ku u shkarkua U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

KPK lëshon komunikatë për mbledhjen ku u shkarkua U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Arsenali ka një plan B nëse dështon afrimi i Rodrygos

Arsenali ‘në lojë’ për Rodrygo-n, gati 60 milionë euro

Qelaj: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimit me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Qelaj: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimit me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Superliga e Kosovës nis me derbi

Superliga rikthehet këtë fundjavë, pesë duele në program

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën