Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka arritur në Tiranë.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter ku ka postu edhe statujën e Skënderbeut duke thënë se është i lumtur të nisë ditën në kryeqytetin e Shqipërisë.
Në Tiranë ai po qëndron për të marrë pjesë në Këshillin e Stablizim Asocimit.
“I lumtur që po e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim Asocimit me kryeministrin Edi Rama historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo reflekton qartë përkushtimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik po ashtu në Politikë të Jashtme,” ka shkruar Borrell./teve1.info/
Glad to start my day in Tirana where we will hold the Stabilisation & Association Council with PM @ediramaal – historically for the 1st time in Albania. This reflects clear commitment to Albania’s EU accession and appreciation for its strategic orientation also on Foreign Policy pic.twitter.com/x2Erc8xAsi
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 16, 2023