TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

23 vite nga Masakra në Dubravë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
23 vite nga Masakra në Dubravë

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Haxhiu tha se kjo ditë na rikujton dhunën, torturën dhe masakrën që forcat serbe e kanë bërë ndaj të burgosurve shqiptar në Dubravë.

Ministrja Haxhiu theksoi se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për policë, gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë në fokus të punës së tyre adresimin e krimeve të luftës.

Me këtë rast ajo iu drejtua studentëve të Fakultetit Juridik me kërkesën që të përgatiten profesionalisht në këtë drejtim me qëllim të vënies së drejtësisë për të kaluarën dhe krijimit të një të ardhme më të mirë.

“Unë shpresoj shumë që gjeneratat e ardhshme si ju, do të profilizohen në adresimin e krimeve të luftës, në hetimin dhe hulumtimin e tyre, në mënyrë që e kaluara jonë të jetë shkak i fuqizimit të Kosovës, i krijimit të paqes së qëndrueshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut” tha ministrja Haxhiu në mbyllje të fjalimit të saj.

Në këtë ngjarje, ministri Liburn Aliu, njëherit i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se burgu i Dubravës është dëshmia më makabre e pushtuesit Serb, e po ashtu edhe vendngjarja e krimit gjenocidal të tyre ndaj të burgosurve shqiptar, njëheras një prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë.

“Pikërisht 23 vjet më parë, më 22 maj 1999, forcat serbe për disa ditë maltretuan fizikisht dhe psiqikisht të burgosurit, para se t’i ekzekutonin më shumë se 100 prej tyre. Si të mbijetuar të masakrës së Dubravës, jemi burim i kujtesës kolektive, që gjeneratat e ardhshme ta kuptojnë e shpjegojnë ashtu siç ishte: krim kundër njerëzimit dhe akt gjenocidal”, theksoi ministri Aliu./eo

Tags: 23 viteDubravëmasakra
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën