Jeta dhe vepra e tij nuk harrohen edhe pas 114 vjetësh.
Andaj, vizitorë të shumtë u panë këtë të shtunë në Kullën e Isa Boletinit.
Kjo edhe për të bërë homazhe pranë varrit të tij.
Ndër mysafirët e kullës ishte edhe e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla, që mban edhe pozitën e të parës së Ministrisë së Drejtësisë.
“Na është bërë e zakonshme të vijmë, ka disa vende që së paku një herë në jetë, është edhe shtëpia e Boletinëve”, tha Ministrja Donika Gërvalla.
Me të erdhi edhe i pari i komunës së Mitrovicës Jugore, Faton Peci, i cili fjalimin e nis bash për bashkëpartiaken e tij.
“Koincidenca më e bukur qëndron që pjesë e delegacionit të qeverisë është e bija e Jusuf Gërvallës”, theksoi Faton Peci.
Ndërkaq, falënderues dhe krenarë janë edhe pasardhësit e Isa Boletinit, por gëzim të madh pati edhe dje, sikurse sot.
“Dje, së bashku me kryetarin Faton Pecin, kemi qenë në Vlorë për të bërë binjakëzimin e qyteteve tona, Mitrovicës dhe Vlorës”, tha Gazmend Boletini.
Kulla ka qenë e hapur për vizitorë gjatë tërë ditës dhe pranë saj kanë qëndruar edhe Policia e Kosovës.



