TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ZYRTARE: Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderlandit për sezonin 2025-26

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
ZYRTARE: Granit Xhaka emërohet kapiten i Sunderlandit për sezonin 2025-26

Sunderland AFC ka zyrtarizuar sot se mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka, do të mbajë shiritin e kapitenit për sezonin e ri 2025-26.

Xhaka, një lider i dëshmuar si në arenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ka përvojë të madhe në këtë rol, pasi më parë ka qenë kapiten i Borussia Mönchengladbach dhe Arsenal. Ai gjithashtu ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa ndeshje historike për Bayer Leverkusen, si dhe ka udhëhequr kombëtaren e Zvicrës që nga viti 2020, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e saj, me plot 137 ndeshje.

I emocionuar për përgjegjësinë e re, 32-vjeçari deklaroi:

“Është krenari e jashtëzakonshme të jem kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Dua ta tregoj udhëheqjen time brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar bashkëlojtarët në stërvitje dhe në çdo aspekt të klubit. Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, krah emrave që kanë mbajtur këtë shirit para meje, është nder i madh. Ata që më njohin e dinë se çfarë marrin nga unë – jam dikush që kërkon shumë, jam fitues dhe dua të fitoj, dhe të njëjtën gjë e pres edhe nga bashkëlojtarët.”

Trajneri Régis Le Bris theksoi rëndësinë e përvojës së Xhakës në sfidat që e presin klubin në elitën e futbollit anglez:

“Në Premier League do të jetë vendimtare të kemi konsistencë, maturi dhe përvojë – Granit i sjell të gjitha këto cilësi. Sjellja e tij deri tani ka qenë shembullore, dhe në fushë shihet qartë niveli i tij. Lojtarët e tjerë e ndjejnë ndikimin e tij dhe kjo udhëheqje do ta ndihmojë ekipin teksa përshtatet me një mjedis të ri dhe sfida të reja. Roli i Granitit do të jetë pjesë e një ekipi të ri liderësh, i cili do të finalizohet pas mbylljes së afatit kalimtar veror.”

Me këtë vendim, Sunderland konfirmon besimin te eksperienca dhe mentaliteti fitues i Granit Xhakës, duke e vendosur atë në qendër të projektit për të përballuar me sukses sezonin e parë pas rikthimit në Premier League.

ShareTweet

Postime të ngjashme

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

EULEX-i e mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kalmari synon rikthimin e portierit Etrit Berisha

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Nelson Hysa synon titullin e botës ndaj Agit Kabayelit në Ditën e Flamurit

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”

Parlamenti Evropian miraton rezolutë për Vukovarin, i bën thirrje Serbisë të hapë arkivat

Parlamenti Evropian miraton rezolutë për Vukovarin, i bën thirrje Serbisë të hapë arkivat

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi në BE me çështjen e kufirit

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

Ndërtimi në Kosovë vazhdon të shtrenjtohet, rriten kostot e transportit, pagave dhe materialeve

“Ditari” 26.11.2026

“Ditari” 26.11.2026

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

“Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët në Shqipëri njoftojnë krijimin e një partie të re politike

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Kuvendi ndan 62 mijë euro për komisionin hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën