Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës në Prishtinë u mbajt një manifestim.
Me këtë rast Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u shpallën “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.
Gjatë ceremonisë, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë kontekst, anëtari i Kryesisë së Shoqatës dhe kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi, lexoi propozimin e politologëve Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu.
Në propozim kërkohej që të gjithë të dënuarit nga Dhomat e Specializuara të shpallen të burgosur politikë.
Propozimi u miratua unanimisht nga të pranishmit.










