Një person ka raportuar në polici se është larguar nga shtëpia një femër, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur me datë 13 prill në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR Fushë Kosovë 13.04.2024-22:00. Me 15.04.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./teve1.info/