Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Kolonel VEKERDI-n, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar lart kontributin e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit profesional, shkëmbimit të përvojave dhe zbatimit të standardeve të NATO-s në fushën e mjekësisë ushtarake.
“Procesi i validimit paraqet një hap të rëndësishëm në vlerësimin dhe avancimin e aftësive operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së, duke kontribuar në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes së tyre për përmbushjen e misionit në përputhje me standardet e NATO-s”, thuhet në njoftimin e FSK-së
Tutje në takim janë diskutuar edhe çështjet e rëndësisë së veçantë në fushën e mjekësisë si: Qëndrueshmëria operacionale mjekësore, procesi i rivalidimit për ekipet e ROL 1 dhe pjesëmarrja aktive e FSK-s në aktivitete të cilat realizohen nga qendra e ekselencës./teve1.info/









