TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zemaj: Barra për krijimin e institucioneve bie mbi Kurtin, nuk besoj se do të ketë takim sot

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Zemaj: Barra për krijimin e institucioneve bie mbi Kurtin, nuk besoj se do të ketë takim sot

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar sa i përket krijimit të institucioneve të reja, duke theksuar se përgjegjësia për konstituimin e tyre i takon shumicës parlamentare të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Zemaj tha se në takim pati transparencë të plotë, përveç çështjeve që kanë të bëjnë me diskutimet e brendshme të partisë.

“Nga ajo që keni dëgjuar, ishte një transparencë e plotë, përkundër atyre që janë çështje të diskutimeve të brendshme që i takojnë partive politike”, tha ai.

Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike, Zemaj theksoi se synimi mbetet shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi sipas tij ato nuk janë në interes të qytetarëve.

“Po, qëllimi mbetet i njëjtë, arsyeja është e njëjtë. Evitimi i shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk u konvenon qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe barra e përgjegjësisë bie mbi Albin Kurtin, si shumicë parlamentare, për krijimin e institucioneve të reja”, u shpreh Zemaj.

I pyetur nëse pret ndonjë takim gjatë ditës së sotme, ai tha se nuk e beson një gjë të tillë, duke kujtuar se të nesërmen është thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit.

“Nuk besoj, sepse nesër është thirrur seanca. Sot dita vetëm kalon. Nuk jemi në urgjencë, por jemi në limit të afatit kushtetues, pasi nesër duhet të konstituohet Kuvendi i ri i Republikës së Kosovës dhe më pas rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë dhe të presidentit të ardhshëm”, tha ai.

Sa i përket takimit të zhvilluar një ditë më parë ndërmjet përfaqësuesve të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Zemaj tha se qëndrimet e LDK-së tashmë janë bërë publike dhe se partia vazhdon të kërkojë një ndarje të balancuar të përgjegjësive në rast të një partneriteti qeverisës.

“Qëndrimet e LDK-së janë publike. Ndarja e pushtetit duhet të jetë e balancuar nëse dëshirohet të ketë partneritet funksional në interes të Republikës së Kosovës. Nëse ka qëllime personale dhe ambicie për mbajtjen e pozitave shtetërore duke i shërbyer një partie politike, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk sheh ndonjë mundësi tjetër për të kontribuar, përveç votës demokratike që e ka në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Zemaj.

Tags: Armend Zemajgrupi parlamentariLDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë

Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë

Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet

Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet

12 mijë euro gjobë për AAK-në nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump urdhëron uljen e flamujve në nder të Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump urdhëron uljen e flamujve në nder të Dolly Parton

“InfoNata” 25.08.2026

“InfoNata” 25.08.2026

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mbretëresha e country-t, Dolly Parton

Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja

Xani: Kurti duhet ta fokusojë gjithë agjendën te LDK-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën