TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vritet një 30-vjeçar në Ferizaj

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 00:53, policia është informuar se në rrugën “Rexhep Bislimi” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30-vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka vdekur në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar se me të arritur në vendin e ngjarjes, është hasur në të dyshuarin me armë në dorë, i cili ua ka drejtuar atë edhe zyrtarëve policorë.

“Për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit në drejtim të të dyshuarit. I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

‘VRASJE E RËNDË’ NË FERIZAJ

Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi”  tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,  më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes,  një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërjetur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor,  për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit . I  dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve,  gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në,ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta) dhe shtatë (7) gëzhoja.

Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është  dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është  lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , nën autorizim të Prokurorit i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme. Në vendin e ngjarjes, ka mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.

Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

Qorrolli: S’e kemi dorëzuar ‘peshqirin në ring’ për presidentin, opozita s’na shantazhon me zgjedhje

Qorrolli: PDK dhe LDK në sinkron për ta bllokuar Kurtin

Qorrolli: PDK dhe LDK në sinkron për ta bllokuar Kurtin

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

“InfoNata” 22.04.2026

“InfoNata” 22.04.2026

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Irani thotë se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur nëse vazhdon bllokada amerikane

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Agron Bajrami emërohet kryenegociator për dialogun teknik me Serbinë

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Kabashi: Kurti dëshiron zgjedhje derisa të ngopet me pushtet

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën