Një person raportohet se është lënduar në Ferizaj si pasojë e erërave të forta ka njoftuar Policia e Kosovës.
Erërat kanë shkaktuar dëme materiale në biznese, ndërtesa publike dhe automjete. Po ashtu, është raportuar për një person të lënduar në Ferizaj.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë qytetarët që të shmangin daljet dhe lëvizjet e panevojshme, për të parandaluar rreziqet e mundshme nga kjo situatë.
“Ekipet policore, në bashkëpunim edhe me komunën e Ferizajt, me ekipet emergjente, janë në terren dhe po intervenojnë në rrugë dhe hapësira publike, ku erërat kanë shkaktuar dëme dhe pengesa në qarkullim. Gjithashtu, po trajtohen edhe raportimet e qytetarëve”, thuhet nga Policia.
Në këtë komunë është ndërprerë edhe energjia elektrike /teve1.info/
Era e fuqishme shkakton dëme, në Krushë të Madhe intervenojnë zjarrfikësit







