Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, mbrëmjen e së enjtes.
Personi i vdekur siç ka njoftuar policia ishte ngasësi i karrocës invalidore që u përfshi në aksident me një veturë.
Aksidenti sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka ndodhur rreth orës 19:20.
“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i karrocës invalidore) I.Ll mashkull 77 vjeç, ka vdekur”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.







